Lajmet

Promovohet ueb faqja për Kosovën e viteve 60-ta dhe 70-ta

Aug 21 2009
0 Shpërndarje
Promovohet ueb faqja për Kosovën e viteve 60-ta dhe 70-ta

Projekti është realizuar nga kompania ‘Multimedia’ dhe është organizuar nga Ministria e Kulturës. Ideatorët e këtij projekti u shprehën se për qëllim kanë që ueb faqja të përdoret nga të gjithë që interesohen me histori, përkatësisht profesorët, studentët, hulumtuesit, etj.  

Ballina e ueb faqes ose më mirë thënë portalit, ka një dizajn të thjeshtë dhe fillimisht ofron një hyrje të shkurtë mbi atë se çka përmban ueb faqja dhe mënyrën e re të prezantimit të këtyre materialeve që gjenden në të.

Gjatë promovimit zyrtarë të këtij portali në teatrin “Dodona” ishin të pranishëm përfaqësues të kompanisë “Multimedia”, ministri i kulturës Valton Beqiri, ambasadori i Republikës Federale Gjermane Hans-Dieter Steinbach, etj.

Sipas përfaqësuesve të “Multimedia”, qëllimi i ueb faqes është ofrimi i një qasjeje të re dhe më të lehtë në historinë e Kosovës, duke ofruar informata të reja për këtë histori. Video materialet që ofron në këtë faqe do të jenë në dispozicion për lëndën e historisë në të gjitha shkolla dhe për më shumë ato do të jenë edhe pikënisje për hulumtime të reja të historisë së Kosovës.

Ueb faqja www.kosovarhistory.com ofron njohuri mbi historinë e Kosovës në vitet 1960 dhe 1970. Mënyra e ofrimit të informacioneve bëhet përmes videove të shkurta kur kosovarët rrëfejnë ngjarjet e tyre nëpër dekada.

Në ueb gjenden tri pjesë me Tema, Dëshmitarë të kohës dhe vende, ku secila prej tyre ka tema përkatëse që përcillen me video materialet gjegjëse.

Me një klikim të thjeshtë këto video materiale hapen dhe mund të shikohen drejtpërsëdrejti në ueb faqe pa pas nevojë për shkarkim të tyre apo për ndonjë softuer shtesë. Thjeshtë ju nevojitet vetëm Windows Media Player dhe mund të filloni që të dëgjoni rrëfimet e dëshmitarëve të kohës mbi historinë e Kosovës së këtyre viteve të përmendura më lartë.
 
Vizitoni linkun për të kuptuar më shumë www.kosovarhistory.com

Lajmet e fundit>