Analiza

Protesta të shumta në rrugët e Evropës kundër ACTA-s

Feb 12 2012
0 Shpërndarje
Protesta të shumta në rrugët e Evropës kundër ACTA-s

Gjatë muajit të kaluar, Bashkimi Evropian zyrtarisht nënshkroi marrëveshjen ACTA. Ky veprim u ndjek edhe në Australi, Kanada, Japoni, Kore Jugore, Maroku, Zelanda e Re, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara, që e nënshkroi atë që në muajin tetor. Kjo e sjell ACTA-n më afër miratimit, por shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian ende duhet të ratifikojë traktatin gjatë këtij viti.

Për ta parandaluar këtë, qindra mijëra njerëz nga e mbarë bota dolën rrugëve gjatë ditës së djeshme dhe miliona të tjerë pritet që ta bëjnë pjesën e tyre online. Në Evropë, demonstratat u mbajtën në më shumë se 200 qytete, ku më e madhja u mbajt në Sofje, ku ishin mbi 50,000 pjesëmarrës.

Këta numra paraqesin numrin e madh të njerëzve të cilët kundërshtojnë çdo lloj të legjislacionit për të drejtat e autorit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>