Lajmet

Protesta kundër privatizimit të PTK-së

Sep 27 2010
0 Shpërndarje
Protesta kundër privatizimit të PTK-së

Sindikalistëve të PTK-së sot u kanë ardhur në mbështetje edhe përfaqësues të sindikatës së Postë-Telekomit të Shqipërisë, Korporatës së Elektroenergjetikës të Kosovës, sindikalistët e Bujqësisë, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, Emrush Xhemajli dhe Driton Tali. 

Kryetari i Sindikatës së PTK, Milazim Alshiqi u bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë privatizimin e PTK-së në Kuvend.

Haxhi Çovani, nga Sindikata e Postë Telekomit Shqiptar, u bëri thirrje punëtorëve të PTK-së që të mos tolerojnë shitjen e pasurisë së tyre, ngase do të pësojnë sikurse punëtorët e Telekomit të Shqipërisë.

FOTO: Koha Ditore

Në anën tjetër Kuvendi i Kosovës pritet që më 30 tetor të vendos për privatizimin e PTK-së, përderisa sot pritet të mbyllet konkursi për shfaqjen e interesit për procesin e privatizimit të PTK-së.

Lajmet e fundit>