Vëzhgim

Provoni Vista Service Pack 2 beta

Mar 11 2009
0 Shpërndarje
Provoni Vista Service Pack 2 beta

altNë mesin e dhjetorit, Microsoft lançoi kopjen e parë provuese të versionit Widows Vista Service Pack 2. Ndërkohë kompania premtoi se do të lançojë versionin përfundimtar të saj në mes të vitit 2009. Mund të instaloni Windows Vista Service Pack 2 Beta në çdo kompjuter, por si me çdo softuer pre-prodhues, sidomos me sistemet operative, duhet të gjeni zgjidhje për problemet që mund t’ju ndodhinService Pack 2 ka disa përmirësime të rëndësishme, duke përfshirë  mundësinë për t’i ruajtur të dhënat në Blu-Ray Disc. Kjo kopje provuese ofron mbështetje për exfAt file system, që i mundëson kompjuterit të përballojë skedarë më të mëdhenj se sa fat32, si dhe mundëson përdorimin e kohës së koordinuar universale (UTC- Coordinated Universal Time), në mënyrë që të mund të sinkronizoni skedarët në kohë të ndryshme. Service Pack 2 mund të lidhet edhe me Bluetooth 2.1, i cili pakëson konsumimin e energjisë. Bluetooth 2.1 po ashtu paraqet pajisjet e përmirësuara, së bashku me mbështetjen për Windows Connect Now lidhur me lidhjet Wi-Fi, si dhe vazhdimin e lidhjeve të shpejta. Veç kësaj, service pack 2 do të përfshijë edhe Windows search engine 4, që jep rezultate më të shpejta kërkimi. Të gjitha nga këto tipare mund të shkarkohen për Vista (ndërsa rasti i search 4 për XP). Microsoft i ka përfshirë të gjithë këto tipare, sepse kompania dëshiron që SP2 të përmbajë të gjitha ripërtëritjet (updates) e paraqitura, që nga Vista service pack 1. Kjo bëhet për t’u siguruar që përdoruesit t’i kenë të gjitha arnimet (patch) dhe për të pasur një pasqyre për atë se çfarë mund të instalosh në kompjuter, pa pasur nevojë për arnime të shumta. Përmirësimet në SP2 janë manaxhuese më të mira të energjisë dhe ç’rrënjosin viruset. Për më shumë, listën më të gjerë të përmirësimeve të SP2 mund ta gjeni në find.pcworld.com/62097. Kemi instaluar service pack 2 në një laptop HP dhe në vazhdim mund të lexoni disa nga përshtypjet.

Para se ta instaloni
Nëse nuk keni përdorur SP1 më parë, nuk mund të instaloni as versionin e ri SP2 beta. Nëse jeni përdorues i Vista dhe akoma nuk e keni instaluar SP1, atëherë fillimisht duhet ta instaloni atë, para instalimit të versionit të ri, SP2. Do të ishte mjaft qesharake nëse Windows do të prodhonte një freskim që përdoruesit e Vista të mund të instalojnë SP2 pa e instaluar fare versionin SP1. Microsoft jep mundësinë e instalimit të kopjes testuese (SP2) përmes një instaluesi brenda skedarit, ISO disk image apo freskimeve të Windows. Për ta instaluar, fillimisht duhet të shkarkoni dhe ta instaloni një skript në mënyrë që Windows Update të mund ta njohë version SP2. Për ta testuar, unë përdora një instalues 32 bit dhe një skedar 388 MB, që përfshin edhe kopjen e Windows Server 2008 SP2. Instalimi i versionit testues mund të jetë mjaft i mundimshëm. Instaluesi tregon se procesi i instalimit mund të zgjasë për një orë të tërë dhe me shumë ristartime të kompjuterit. Por në kompjuterin tim, SP2 beta desh vetëm gjysmë ore për t’u instaluar, vetëm me një ristartim të kompjuterit. U desh të provoja dy herë në mënyrë që ta instaloja. Herën e parë ndodhi një gabim vetëm disa minuta pasi instaluesi u mundua të krijojë një “restore point” dhe më informoi se një ristartim i kompjuterit është i domosdoshëm, për të kthyer prapa ndryshimet e bëra. Megjithëse nuk isha i sigurt se cilat ndryshime duheshin kthyer prapa, vazhdova para dhe e ristartova kompjuterin. Pas ristartimit, Vista instaloi disa freskime të sistemit të mëhershëm. U mendova nëse freskimet ishin ato që kishin të bëjnë me gabimin e shfaqur më herët. Herën e dytë, instalimi shkoi krejt në rregull.
 

Një vegël e re pastruese (cleanup) në service pack
Në SP2 beta mund të gjeni edhe veglën e quajtur Service Pack Cleanup Tool, e njohur edhe si compcln.exe. Kjo vegël e vogël e dizajnuar të largojë skedarët e sistemeve të vjetra, që në SP2 do t’ju lirojë ca hapësirë të çmueshme në harddisk. Një gjë për veglën: sapo të hyjë në funksion, nuk ka më kthim prapa. Mund t’i ktheni të dhënat vetëm në SP1, ndaj mendohuni mirë nëse dëshironi të kaloni në SP2. Për të provuar Cleanup, vendosa ta testoj në hapësirën e lirë të harddiskut, që ishte 44.4 GB. Pasi e aktivizova, hapësira e lirë u rrit në 44.8 GB. Ndërsa pas vetëm disa minutash, hapësira e lirë u zvogëlua në 43.9 GB. Për të shmangur mundësinë e ndikimit të memories virtuale në hapësirën e lirë të harddiskut, vendosa të ristartoj kompjuterin. Megjithëse hapësira u rrit në 44.0GB, mbeti më e vogël se sa para përdorimit të veglës Cleanup (44.4 GB). Pas herës së dytë të ristartimit të kompjuterit, hapësira e lirë u rrit në 45.0 GB. Mbani mend se mundësia e ruajtjes së hapësirës së lirë, mund të jetë e lidhur me atë se sa gjatë e keni përdorur Windows Vista. Megjithëse vura re vetëm një rritje të vogël të hapësirës së lirë në harddisk, një lexues i pcworld.com njoftoi se kishte arritur të rikthente 10 GB hapësirë të lirë, pas përdorimit të veglës për pastrim. Nëse para një viti keni instaluar në kompjuter Windpws Vista, atëherë ka  shumë mundësi që të keni më shumë versione të vjetra të skedarëve të sistemit, se sa po ta kishit instaluar Vista para një muaji. 
 

Përmirësimet e mundshme performuese
Testet e fundit kanë treguar se Vista ka anuluar disavantazhin që kishte ndaj XP-së në matjen e shumë performansave, duke përfshirë këtu edhe WorldBench 6 benchmark (për rezultatet shikoni në find.pcworld.com/62094). Megjithatë, kjo performansë vazhdon të jetë brengë e madhe e shumë përdoruesve të Windows Vista. Kur Microsoft ka premtuar performancë më të mirë të SP2 beta, pas freskimeve të bëra (find.pcworld.com/62093) InfoWorld ka bërë disa teste preliminare që treguan përmirësime të SP2 në performancën e Microsoft Office. Natyrisht, këto përmirësime në Microsoft Office janë të vogla dhe ende është herët të bëhet një vlerësim nëse SP2 shfaq me të vërtetë përmirësime të dukshme në performancën e sistemit operativ. Megjithatë kjo është inkurajuese dhe ka potencial ta bëjë Vista më të mirë se sa versionet e mëhershme.
 

altNjë shirit anësor më i efektshëm
Microsoft njofton se aplikacionet për shiritin anësor do të përdorin më pak burimet e sistemit. Në testimin tim jo-shkencor, e vëzhgova memorien e përdorur nga shiriti anësor në dy kompjuterë: njëri laptop HP me Vista SP2 dhe tjetri Dell OptiPlex, të dy këta me memorie të sistemit 2 GB. Për t’u siguruar që krahasimi im të jetë sa më i saktë, largova të gjithë aplikacionet për shiritin anësor dhe pastaj i shtova një komplet aplikacionesh të njëjta në të dy sistemet. I lëshova të punojnë të dy kompjuterët njëkohësisht dhe përdora aplikacionet e njëjta në të dy kompjuterët, duke i shtuar dhe larguar disa të tilla, si dhe duke i ndryshuar opsionet. Në fund, SP2 beta tregoi një përparësi ndaj SP1, por kjo përparësi nuk ishte edhe aq e madhe. Fillimisht, shiriti anësor i SP2 beta morri më shumë memorie se SP1, megjithatë arrit të fitojë një përparësi të vogël. Gjatë pasdites, SP2 beta përdori 2 apo 3MB memorie më pak se SP1. Por, sigurisht, dallimi në sistemin tuaj do të bëhet varësisht nga aplikacionet që përdorni. Edhe pse në kohën e shkurtër të testimit në kompjuterin tim dallimi ishte i vogël, nëse kompjuteri juaj ka punuar për ditë me radhë, dallimi do të jetë edhe më i dukshëm.
 

Djegia e Blu-Ray
Një ndër mundësitë e reja të Vista SP2 është edhe mundësia për të kopjuar apo incizuar me Blu-Ray disc pa përdorur ndonjë softuer të veçantë. Provova edhe këtë tipar të Windows, që ishte i pajisur me Lacie external USB Blu-Ray burner, si dhe 15.5 GB të dhëna. Në shumicën e rasteve, kopjimi me Blu-Ray ishte pothuaj identik me kopjuesit e tjerë për CD dhe DVD. Vendosni një disk brenda, emërojeni, zgjidhni opsionet e kopjimit, shtoni të dhënat dhe kopjojeni. Një njoftim për kopjimin: Vista ju jep mundësinë për të kopjuar disqe me Blu-Ray, qofshin ato CD apo DVD të cilësuara, si master disk (skedarët e kopjuar nuk mund të fshihen) apo me Live File System (skedarët e kopjuar mund të ndryshohen dhe shtohen). Teorikisht, opsionet e Live File System nuk do të duhej të ishin të mundshme për disqet BDR, të cilat mund të kopjohen vetëm një herë dhe duhet të prezantohen vetëm për disqet BDRE read-erase (lexim/fshirje). Por kuptova se Windows Vista SP2 beta ka provuar gjithashtu të bëjë edhe një mundësi Live File System për disqet BDRE. Ky duket të jetë një lëshim, por shpresoj se me lëshimin e versionit përfundimtar të SP2, këto lëshime do të rregullohen. Windows e kopjoi mirë, megjithëse mori kohë për të kopjuar një disk 15.5 GB, me të dhëna testuese. Pas kopjimit të çdo disku Blu-Ray, Vista shfaq një mesazh që thotë: “gjatë kopjimit të diskut ka pasur një gabim” dhe “disku mund të mos jetë më i përdorshëm”. Por fatmirësisht, në çdo rast Windows arriti t’i lexojë disqet pa ndonjë problem.
alt

SP2 beta, merreni ose lëreni
Në të gjitha rastet Vista SP2 duket të jetë më e përmirësuar. Në shumicën e pjesëve, rregullimet dhe plotësimet e reja janë nën kapak. Nëse frustrimi juaj më i madh është puna e përgjithshme e Vista,  SP2, nuk do ta shuajë mërzinë. Edhe pse nuk kam vërejtur lëshime të tjera serioze dhe ende më duhet të ndjek raportet për lëshimet eventuale më serioze, ndoshta do të dëshironit më shumë siguri dhe të përmbaheni nga instalimi i SP2 beta. Windows Vista SP2 beta ka përmirësime të dukshme, por pa diskutim SP2 duhet të bëjë akoma përmirësime të shumta, për versionin përfundimtar. 
Pcworld.com: Ende nuk është shumë vonë për të blerë një kompjuter me Windows XP. Dell do t’ju shesë një Inspiron me sistem operativ klasik për 150 dollarë, më shumë se sa sistemin e njëjtë me Vista . Për më shumë detaje, shikoni në find.pcworld.com/62096.

Lajmet e fundit>