Harduer

PS3 Slim shpaloset në GamesCom

Aug 18 2009
0 Shpërndarje
PS3 Slim shpaloset në GamesCom

Gjersa GamesCom nuk do të hap dyert e saja për publik deri në ditën e nesërme, sot ne ishim të kënaqur me lajmin më të madh në treg. Gjatë kësaj mbrëmje, Sony Comptuer Entertainment Europe ka thirrur reporter, analistë dhe pjesëtarë të tjerë të industrisë në konferencën e saj për shtyp, për të cilën është thënë se do të zgjasë 3 orë.

Duke përcjellë thashethemet mbi një platformë më të hollë dhe më të lirë të Playstation 3, zyrtarët e kësaj kompanie kanë konfirmuar çdo gjë. Duke u gjendur edhe në përkrahje të dyqaneve si K-mart dhe Sears, të cilat e kanë vendosur konzolën për shitje (me një çmim prej 300 dollarësh)në ueb faqet e tyre gjegjëse, Sony ka theksuar se PS3 Slim do të paraqitet për shitje në javën e parë të shtatorit.  

PS3 Slim do të ketë një hard disk 120GB, një kontroller DualShock3, përkrahje për HDMI 1080p dhe Blu-Ray dhe do të shitet për 299 dollarë në SHBA dhe për 299 euro në Evropë.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi edhe për modelet e tanishme 80GB PS3 duke filluar prej ditës së nesërme

PS3 slim është 32 % më i vogël dhe 36 % më i lehtë dhe konsumon 34% më pak energji elektrike sesa modeli i tanishëm. Funksionaliteti dhe veçoritë do të jenë të njëjta me modelin e tanishëm.

Lajmet e fundit>