Harduer

PS3 Slim është më i lirë por ndoshta edhe më i shpejtë

Aug 20 2009
0 Shpërndarje
PS3 Slim është më i lirë por ndoshta edhe më i shpejtë

PS3 Slim që është version më i hollë i vëllait të trashë Playstation 3 dhe kushton vetëm 300 euro, gjithashtu veçohet me një procesor të rifreskuar Cell (i zhvilluar në bashkëpunim mes IBM, Toshiba dhe Sony), dhe sipas zëdhënësit të IBM ky procesor shpenzon më pak, është më efikas dhe është më i lirë falë procesit prodhues teknologjik 45 nm.

IBM nuk ka specifikuar shpejtësinë e clocku-t, por dihet se 45 nm Cell është 34 % më i vogël dhe kërkon 40% më pak energji elektrike sesa procesori origjinal 65 nm.

Ndryshime të mundshme në grafikë të PS3 Slim janë ende të panjohura, thjeshtë GPU-ja është listuar si Nvidia RSX, pra e njëjta që gjendet tek PS3 standard. Por pavarësisht kësaj shërbimi i lajmeve IDG News thekson se PS3 Slim, përmban avancime të harduerit që e bëjnë më të shpejtë.

Për tu çuditur është fakti se Sony nuk ka bërë ndonjë paralajmërim se PS3 Slim do të jetë më i shpejtë dhe se “shpejtësi” në procesor që citohet në bazë të IBM në artikullin e IDG, nuk duket të jetë nga një zëdhënës i IBM.

Dhe si i tillë, nuk jemi të sigurt nëse është thjeshtë një përmirësim në performancën-për-vat ose diçka që realisht një lojtar nuk mund ta vërejë fare gjatë luajtjes. Ende jemi duke kërkuar informacione shtesë dhe padyshim që kjo është një pyetje që kërkon përgjigje të pashmangshme

Lajmet e fundit>