Analiza

Pse aplikacionet e komunikimit si WhatsApp apo Facebook Messenger kanë një vlerë kaq të madhe ?

Feb 20 2015
0 Shpërndarje
Pse aplikacionet e komunikimit si WhatsApp apo Facebook Messenger kanë një vlerë kaq të madhe ?

line-free-messaging-app-indiaNëse ju, ashtu si të gjithë ne jeni habitur nga vlera e madhe që zotërojnë aplikacionet e komunkimit si WhatsApp dhe Snapchat, kjo grafikë e paraqitur në këtë artikull mund të hedhë pak dritë mbi këtë enigmë.

Kohët e fundit u tha se vlera e Snapchat mund të shkonte dikur mes 16 dhe 19 miliard dollarëve. E vërteta është se baza e përdoruesve të këtyre shërbimeve është shumë e lartë dhe vazhdon të rritet çmendurisht dita ditës. Pikërisht këto aplikacione të komunikimit si WhatsApp, Snpachat, Viber kanë po aq përdorues sa edhe kompania telefonike më e madhe në botë që është China Mobile.

Siç mund ta vëreni në grafikun e paraqitur, vetëm baza e përdoruesve të WhatsApp është po aq e lartë sa ajo e China Mobile me 700 milion përdorues. Madje Snapchat dhe Facebook Messenger kanë më shumë përdorues se kompania telefonike Amerikane AT&T.

Në rrjetin e WhatsApp dërgohen 30 miliard mesazhe çdo ditë në të gjithë botën. Sa për krahasim, i gjithë sistemi global i sms-ve numëron vetëm 20 miliard mesazhe çdo ditë. Pikërisht këto shifra të larta joshin së tepërmi reklamuesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>