Lajmet

Pse bitcoin konsumon kaq shumë elektricitet?

Jul 19 2018
0 Shpërndarje
Aktualisht ata fitojnë 12.5 bitcoin (85,000 dollarë) dhe 1,000 dollarë tarifë transaksioni. Zgjidhja e gërmuesit së bashku me transaksionin shtohen në blockchain. Pse bitcoin konsumon kaq shumë elektricitet?

Njerëzit janë alarmuar nga sasia e elektricitetit që nevojitet për prodhimin e një bitcoini të vetëm.

Alex de Vries, një ekspert bitcoin pranë PwC, parashikon që konsumi global i bitcoin të arrijë në 2.55 gigavat në orë në mbarë botën ose e barabartë me energjinë që konsumon Irlanda tërë vitin.

Gërmuesit e bitcoin këtë vit po konsumojnë pesë herë më shumë energji sesa vitin e kaluar dhe nuk ka shenja ngadalësimi.

Por pse bitcoin kërkon kaq shumë energji?

Bitcoin e shumë monedha të tjera kriptografike bazohen mbi një regjistër elektronik të quajtur blockchain dhe shërben për transferimin e vlerës.

Gërmuesit e bitcoin kërkojnë zgjidhjen e një “gjëegjëze algoritmike” shumë specifike. Çdo 10 minuta mesatarisht një server gjen një zgjidhje dhe gërmuesit merr shpërblim nga sistemi i bitcoin.

Aktualisht ata fitojnë 12.5 bitcoin (85,000 dollarë) dhe 1,000 dollarë tarifë transaksioni. Zgjidhja e gërmuesit së bashku me transaksionin shtohen në blockchain.

Blloku i ri nuk bëhet pjesë e blockchain defakto derisa më shumë blloqe të shtohen kjo sepse zgjidhje të tjera gjenden në të njëjtën kohë dhe nuk dihet cili prej tyre është më i përshtatshmi.

Për tu siguruar se monedhat nuk do të prodhohen më shpejtë me rritjen e fuqisë kompjutuerike, protokolli i bitcoin vazhdimisht e bën më të vështirë gjetjen e këtyre zgjidhjeve.

Çdo 2016 blloqe, sistemi ri-kalibrohet. Kështu gërmuesit duhet të rrisin fuqinë për të fituar shpërblimet më shpejtë se konkurrentët. Dhe më shumë fuqi kompjuterike kërkon më shumë energji.

Edhe pse prodhuesit e çipeve përpiqen ti bëjnë ato më efikas, resetimi automatik i bitcoin do të thotë se më shumë energji do të konsumohet dita ditës përsa kohë duhen përpunuar transaksione dhe shtypur para.

Nëse vlera e bitcoin qëndron në 8,000 dollarë, fuqia e rrjetit do të arrinte në 7.67 gigvat.

Shumica e fabrikave të gërmimit të monedhave kriptografike janë të lokalizuara në Kinë dhe SHBA ku energjia e prodhuar nga hidrocentralet kushton 20% më pak. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>