Lajmet

Pse Cortana i Microsoft-it parashikoi saktë ndeshjet elimininatore në Kupën e Botës

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Pse Cortana i Microsoft-it parashikoi saktë ndeshjet elimininatore në Kupën e Botës

2014-11-July-Paul-the-Octopus-Hat-thumb-320x240-23497Cortana, që është alternativa e Microsoft-it ndaj Siri-t në Windows Phone, ka arritur ta parashikojë çdo ndeshje në fazën e eliminimeve në Kupën e Botës. Pra, nga 14 ndeshje, ka qëlluar të 14 ndeshjet. Gjatë gjysmëfinales, me sukses parashikoi fitoren e Argjentinës ndaj Holandës, si dhe kishte parashikuar edhe fitoren e Gjermanisë ndaj Brazilit. Dhe në fakt, ka arritur ta parashikoj edhe finalen.

Mposhtja e konkurrentëve

Nate Silver, që qëndron prapa blogut fivethirtyeight, gaboi për finalen, duke thënë që Brazili do ta mposhtë Gjermaninë. Google nuk e gjeti fitoren e Gjermanisë ndaj Francës dhe ja arsyetimi për këtë gabim: “Ndoshta në ngazëllimin tonë rreth përdorimit të Cloud Dataflow, BigQuery dhe Compute Engine për të arritur tek parashikimet tona, ne mund të kemi shërbyer më mirë duke dhënë një vendim më të kujdesshëm: Gary Lineker njëherë tha që “Futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 persona vrapojnë pas një topi për 90 minuta dhe në fund, gjithmonë fiton Gjermania”.

“Në të vërtet nuk është Cortana që i bën parashikimet,” thotë Ted Roduner, që është menaxher i komunitetit që punon në divizionin e Bing-ut në Microsoft. “Është Bing-u. Bing-u është shpirti i Cortana-s. E tërë inteligjenca e Cortana-s është e ndërtuar në Bing.” Roduner shpjegon që ekziston një indeks i madh prapa makinës së kërkimit që shkon përtej vetëm uebfaqeve dhe lidhjeve. Ai indekson njerëzit, vendet, gjërat dhe fotografitë të llojeve të ndryshme, duke shkuar nga presidenti i Japonisë e deri tek Mali Everest. Dhe më pas, janë të gjitha të dhënat që prodhojnë këto gjëra. Ka shumë informacione për ta bërë Bing-un të duket i mençur.

Kështu që kur Laboratori i Hulumtimeve në Microsoft filloi të bëjë hulumtimet, ata shikuan me kujdes se cilat pyetje do të mund të pyetnin dhe çfarë lloj të dhënat atyre iu duheshin për ta gjetur përgjigjen e saktë. Ata filluan me American Idol, që liston qëllimet në këtë garë të popullaritetit. Ata gjetën që mund të bëjnë parashikime duke shikuar në bazë në shkarkimeve në iTunes, cicërimave e gjërave të tilla.

Më pas erdhi Kupa e Botës, që është një botë tërësisht tjetër. “Numrat e njerëzve që janë dashamirës të Brazilit nuk përmirësojnë domosdoshmërisht mundësitë për fitore,” thotë në një postim në blog menaxheri i zhvillimit për skuadrën e vlerësimeve në Bing, Walter Sun. “Në vend të kësaj, ju doni ta modeloni fuqinë garuese të skuadrave e më pas të përdorni opinionet e ekspertëve, me tregjet parashikuese si një zëvendësim për atë,” shtoi ai.

Kështu që ekspertët e mësimit të makinës në Bing janë duke marrë të dhëna nga humbjet, barazimet e fitoret në ndeshjet kualifikuese dhe në garat e tjera ndërkombëtare dhe një margjinë të fitores në ato gara, duke shfrytëzuar edhe disa rregullime rreth ndikimit të vendit ku luhet ndeshja. Faktorë të tjerë që

merren parasysh janë fusha në vend të vet (për Brazilin), afërsia (skuadrat nga Amerika e Jugut), luajtja në sipërfaqe (bari hibrid), kushtet e motit në kohën e zhvillimit të ndeshjes, e gjëra të tjera.

Edhe më tepër të dhëna

Ndryshore të tjera po ashtu ishin marrë në llogari, si lëndimi i Neymar-it dhe besoni ose jo, ku janë duke u vënë më tepër baste. Duket që Microsoft Research beson në “urtësinë e turmave”. Të dhënat më pas vendosen në modele të trajnuara nga persona si ekonomisti në Microsoft Research, David Rothschild, i cili e ka të mbaruar doktoratën. “Unë kam krijuar një model të plotë,” thotë Rothschild, në një blog të Microsoft Research, “Por unë mbështetem shumë në të dhënat e tregut të parashikimit. Arsyeja është e thjeshtë: problemi me modelet e pastra themelore është që edhe modelet më të mira fundamentale çalojnë sepse Kupa e Botës është një ngjarje që mbahet vetëm një herë çdo katër vite, pa ndonjë sezon të rregullt. Ka shumë veçanti në ngjarje sa që është e vështirë të kapen ato në bashkësitë e të dhënave historike.”

“Edhe të dhënat themelore edhe të dhënat nga parashikimet e tregut përditësohen teksa vijon Kupa e Botës. Parashikimet do të përditësohen çdo disa minuta dhe unë po ashtu do të shfaqë parashikimet e çdo para-loje,” shkruan ai. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>