Lajmet

Pse disa uebfaqe janë më të ngadalta se të tjerat

May 17 2013
0 Shpërndarje
Pse disa uebfaqe janë më të ngadalta se të tjerat

Shumica e faktorëve që kontrollojnë shpejtësinë e uebfaqeve janë jashtë kontrollit tuaj.

Si fillim, vet ndërtimi i faqes ndikon, figurat marrin më shumë kohë për tu ngarkuar se sa teksti aq më tepër ato që janë më të mëdha se të tjerat.

Një faqe e mirë ndërtuar nga aspekti i kodit, do të marrë më pak kohë për tu ngarkuar. Pastaj është serveri, sa i shpejtë është ai? Sa faqe po dërgon drejt personave të tjerë paralelisht?

Shumica e faqeve që ne kërkojmë nuk ndodheshin në server deri në momentin që ne i kërkuam. Shumica e faqeve në ueb janë krijuar nga ato që quhen kërkime të bazës së të dhënave.

Kjo kërkesë kërkimi ka një shpejtësi të caktuar që ndikon në ngarkimin e faqes. Që të vijë kërkesa e bërë nga ju në ekranin tuaj, të dhënat që ajo përmban duhet të kalojë nga një grup serverash të lidhur me kablla dhe çdo pajisje nga këto mund të funksionojnë në një cilësi të ulët.

Çfarë mund të bësh për këtë? Nuk ka shumë gjëra. Nëse një faqe vonon shumë, mirë do ishte ta prishje lidhjen dhe ta provoje përsëri. Nëse përsëri vonon atëherë provoje pas një ore. (PCWorld Albanian)

uebfaqe

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>