Lajmet

Pse duhet dhe si të bëni backup kompjuterin para instalimit të Windows 8.1

Jun 29 2013
0 Shpërndarje
Pse duhet dhe si të bëni backup kompjuterin para instalimit të Windows 8.1

Zakonisht, versionet e softuerëve në formën “preview” mbartin një farë rreziku në vetvete.

Mund të mos jenë të qëndrueshme, mund të kenë shumë probleme ende të pazbuluara etj, të cilat dëmtojnë kompjuterin tuaj apo ju prishin punët që keni në të.

Deri tani, Windows 8.1 preview ka qenë një lançim i qëndrueshëm, megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të merrni disa masa para se ta instaloni në kompjuterin tuaj. Aq më tepër kur Microsoft ju paralajmëron se: instalimi mund të shkojë keq deri në atë pikë sa mund t’ju duhet të kontaktoni me prodhuesin e PC-së.

Si të përgatiteni për Windows 8.1?

Sigurisht, gjëja e parë që duhet të bëni është të bëni backup të gjitha të dhënat tuaja para se kaloni në instalimin e Windows 8.1. Gjithashtu, një “recovery drive” do t’ju ndihmonte për të riinstaluar Windows 8 nëse instalimi i Windows 8.1 del shumë keq. Fatmirësisht, Windows 8 e ka shumë të thjeshtë këtë proces. Mjafton një USB me hapësirë (madhësia e hapësirës varet nga pjesa që do të bëni recovery). Faqja zyrtare e Microsoft-it shkruan se zakonisht, një “recovery partition” zë 3 GB deri në 6 GB kujtesë. Mos harroni se në momentin që bëni “recovery” nga PC-ja në UBS, të gjitha të dhënat në këtë të fundit fshihen.

Hapni Charms bar, zgjidhni Search dhe shkruani Recovery. Më pas klikoni në Settings në të djathtë të charms menu. Do të shihni një opsion “Create a Recovery Drive”, më pas selektojeni. Do të shfaqet një dritare wizard në formë pop up. Nga këtu procesi është shumë i thjeshtë. Thjesht sigurohuni që të selektoni drive-in e caktuar kur t’ju kërkohet vendndodhja, sepse nëse fshini aksidentalisht të gabuarin, mund t’ju prishë shumë punë.

Nëse bëni restore të sistemit operativ përmes recovery drive, do t’ju duhet të keni edhe diskun apodrive-in e instalimit të Windows. Pasi të keni bërë këto, mund të instaloni pa u shqetësuar Windows 8.1. Për këtë, mund të lexoni artikullin e PCWorld Albanian mbi sharkimin dhe instalimin e Windows 8.1. (PCWorld Albanian)

windows 8.1

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>