Siguri

Pse duhet të kujdeseni për HTTPS në Facebook (ose në uebfaqe tjera)?

Jan 28 2011
0 Shpërndarje
Pse duhet të kujdeseni për HTTPS në Facebook (ose në uebfaqe tjera)?

HTTP është shkurtesë për Hypertext Transfer Protocol, kështu që HTTPS qëndron për të njëjtën gjë por me Secure (siguri) në fund. Kjo sepse, sipas enciklopedisë Wikipedia do t’ju tregojë, HTTPS është “një kombinim i Hypertext Transfer Protocol me protokollin SSL/TLS për të ofruar komunikim të enkriptuar dhe identifikim të sigurtë në serverin e një uebi të rrjetit.”

Pse duhet të keni kujdes?

HTTPS ofron siguri shtesë, por çfarë bën ky protokoll kur jeni duke e shfletuar uebin çdo ditë? Ky protokoll nënkupton që ju jeni duke mbrojtur informacionet private nga njerëzit që dëshirojnë t’i vjedhin, duke përdorur vegla si Firesheep. Pse duhet të kemi kujdes për HTTPS në Facebook (ose në uebfaqet e tjera)? Kjo nënkupton që kur shkruani fjalëkalimin tuaj ose numrin e telefonit tuaj ose ndonjë gjë personale në Facebook– ose në ndonjë uebfaqe tjetër që ofron HTTP– këto të dhëna do të bëhen të enkriptuara gjatë lundrimit nëpër kanalet e internetit.

Mendojeni këtë kështu: ju jeni duke bërë një bisedë private me dikë dhe dikush është duke ju përgjuar se çfarë po bisedoni. Ky është një lloj i rrezikut që shfaqet në HTTP, ndërsa HTTPS do të ngjasonte sikur ju po përdornit një gjuhë të re gjatë bisedës dhe vetëm bashkëbiseduesit mund ta kuptonin atë.Ky informacion për dëgjuesit e fshehur do të ishte si dërdëllitje dhe ai/ajo nuk do të përfitonin ndonjë gjë gjatë dëgjimit, nëse kanë provuar tashmë ta bëjnë këtë. HTTPS është një rrugë për të shkëmbyer mirë dhe sigurt informacionin me një uebfaqe, kështu që ju nuk keni pse të brengoseni për dikë që provon të ju dëgjojë.
 
E dua HTTPS që tani!

Zgjedhje e mirë! Lejimi i HTTPS në Facebook është mjaft i thjesht. Vetëm shkoni te faqja për Account Settings, zgjedhni Account Security (është opsioni i tretë nga poshtë) dhe ju do të gjeni një kuti për ta lëshuar protokollin HTTPS nën ballinën e shfletimit të sigurtë. Ajo është e tëra se çfarë duhet të bëni. LAJMËRIM: Kjo veçori nuk është futur te të gjitha llogaritë në rrjetin Facebook, kështu që ju duhet ta merrni atë, më së voni, deri në mesin e muajit shkurt.

Po çfarë për uebfaqet e tjera? Mirë, HTTPS është i lëshuar vetëvetiu në shumicën e faqeve që marrin informacione të ndjeshme si numrin e kartelës së kreditit, kështu që ju jeni përgjithësisht të sigurtë të shkoni të bleni online. Çdo shfletues e ka rrugën e vet të paraqitjes, nëse një faqe është e sigurt apo jo, por përgjithësisht, ju do të shihni një ikonë të drynit në shiritin e shfletuesit ku shkruhet adresa. Ka shkallë të ndryshme të sigurisë, sidoqoftë, letrat elektronike kanë pjesë shoqëruese (ang. attachments) që, nganjëherë, vijnë nga faqet e pasigurta. Nëse e dëshironi protokollin HTTPS çdokund, Electronic Frontier Foundation kanë ndërtuar një shtesë për shfletuesin Firefox, të quajtur HTTPS Everywhere (në shqip nënkupton çdokund HTTPS), që ofron atë funksion. Ata gjithashtu e këshillojnë KB SSL Enforcer për përdoruesit e shfletuesit Chrome, por nuk është futur si i mirëfilltë në këtë shfletues (që do të mund të ishte si kufizim i kornizës punuese të shfletuesit Chrome).

Pra ky është protokolli HTTPS në fjalë dhe pse ju duhet ta filloni ta përdorni sa më shumë që të jetë e mundur. Shpresojmë që kjo do të ju ndihmojë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>