Lajmet

Pse duhet të përdorni antivirus pavarësisht kujdesit me të cilin navigojmë në internet

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
Pse duhet të përdorni antivirus pavarësisht kujdesit me të cilin navigojmë në internet

antivirusMënyra më e mirë për të evituar viruset është sigurisht të tregohemi të kujdesshëm.

Por kjo nuk do të thotë që në këtë mënyrë mund të evitojmë edhe instalimin e antivirusit. Ja se përse:

Praktikat tona të navigimit të kujdesshëm në internet mund të na mbrojnë ndaj shumë viruseve apo malware-ve.

Nëse nuk vizitojmë faqe të dyshimta, nëse nuk shkarkojmë skedarë nga burime të pasigurta, apo nëse nuk klikojmë çdo link që na del në ekran, atëherë reduktojmë mjaft marrjen e viruseve. Por pavarësisht këtyre kujdeseve, kompjuteri ynë ka ende shanse për t’u infektuar.

Një prej mënyrave është përmes “zero-day exploits”. Ato janë dobësi që mund të gjenden në programet tona, të cilat arrihen të shfrytëzohen nga hakerët.

Duke qenë se për një pjesë të tyre nuk jemi në dijeni, atëherë nuk mund të mbrohemi. Edhe programet më të rëndësishme si Chrome, Firefox, Internet Explorer, Adobe Flash, përmbajnë herë pas here dobësi lidhur me sigurinë. Gjithsesi, këto dobësi rregullohen menjëherë sapo bëhen të ditura, megjithatë gjatë kësaj kohe kompjuteri ynë (pa antivirus) mund të ketë rënë pre e sulmeve.

Pra, me pak fjalë, vetëm sepse tregohemi të kujdesshëm nuk do të thotë se jemi të sigurtë. Madje, kompjuteri ynë mund të infektohet edhe duke vizituar një uebfaqe të besuar, e cila është sulmuar nga hakerët duke e bërë të shpërndajë malware.

Ndoshta një mik mund të na dërgojë një foto apo një link që duket i besueshëm por që mund të përmbajë malware. Për të mos harruar pa përmendur edhe elemente të tjera shtesë që lidhim me kompjuterin tonë (USB, CD, DVD etj), të cilat në shumicën e rasteve janë të infektuara. (PCWorld Albanian)

Tags >

antivirus
Lajmet e fundit>