Lajmet

Pse duhet të shkarkoni përditësimin PS4 v4.50 në PlayStation

Mar 10 2017
0 Shpërndarje
Sony lançoi ditën e sotme përditësimin 4.50 në PlayStation 4. Ky është një përditësim madhor i cili sjell një sërë veçorish të reja e një prej tyre është bashkëngjitja një hardisku të jashtëm konsolës. Pse duhet të shkarkoni përditësimin PS4 v4.50 në PlayStation

Si çdo pajisje e lidhur në internet, PlayStation 4 gjithashtu përditësohet vazhdimisht. Disa prej përditësimeve janë me impakt të vogël dhe kryesisht adresojnë probleme në sfond. Por disa përditësim përmirësojnë eksperiencën e konsolës dukshëm.

Çfarë sjell përditësimi 4.50?

Përveçse shton mbështetjen për hardisqet e jashtme, ka një modalitetit të ri “Boost” i cili rrit performancën në titujt e vjetër të PlayStation 4 të cilët nuk përfitojnë nga avantazhet e një karte grafike apo procesori më të shpejtë.

Gjithashtu me këtë përditësim mund të luani 3D Blu-ray si dhe janë përmirësuar imazhet 2D. Madje mund të shtoni sfondet tuaja të preferuara në “Activity Feed.”

Përmirësime të tjera janë bërë në Quick Menu, një panelin e njoftimeve dhe chatin me zë në Remote Play. Aplikacionet PS Messages dhe PS Communities janë përditësuar gjithashtu. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>