Biznes

Pse Google e Facebook dëshirojnë të blejnë Twitter-in?

Feb 10 2011
0 Shpërndarje
Pse Google e Facebook dëshirojnë të blejnë Twitter-in?

Dhe gjashtë vite pas themelit të saj, që të tre themeluesit Jack Dorsey, Biz Stone dhe Evan Williams, janë ende të përfshirë në zhvillimin e faqes në njërën apo tjetrën mënyrë, që do të thotë se shërbimi ka mbetur i fokusuar në qëllimin e saj bazë, dhe deri në vitin e kaluar madje ka arritur që të rezistojë edhe ndaj komercializimit.

Google dëshiron qasje totale në të dhënat e Twitter në mënyrë që të bëjë të mundur informatat në kohë reale si pjesë të ofertës së saj dhe jo vetëm në formë të shtojcës. Qysh prej vitit 2009 gjiganti kërkues ka qenë duke indeksuar cicërimat e përdoruesve të Twitter për të shtuar elementin e kërkimit në kohë reale në eksperiencën e kërkimit. Tetëmbëdhjetë muaj pas një marrëveshjeje jo-ekskluzive, Google ende duhet të krijojë versionin e saj të kërkimit në kohë reale.

Ngjashëm edhe Facebook për të cilën është thënë se është e interesuar të blej Twitter para dy viteve, është menduar se mund të arrihet një përfitim masiv nga qasjet e plota në shtëpinë e pasur të të dhënave të Twitter.

Por imitimi ndoshta është forma më e mirë e ngacmimit. Kur Facebook paraqiti në vitin 2009 hapësirën për përditësim të statusit ngjashëm me Twitter, ajo detyroi disa ndryshime ndaj sjelljeve të përdoruesve të saj. Por dështoi për të larguar Twitter, pavarësisht se kishte mbi 300 milion përdorues më shumë sesa shërbimi për mikro-bloging. Njerëzit ende ktheheshin nga Twitter dhe jo Facebook, për të përditësuar statusin e tyre për njerëz që i njihnin apo nuk i njihnin fare.

Evan Williams, bashkë-themeluesi i Twitter dhe ish shefi ekzekutiv i saj, ka qenë gjithmonë i qartë në dallimin mes Twitter dhe Facebook: Twitter është një rrjet i informimit dhe Facebook është një rrjet social.

Dhe në fakt, mënyra sesi njerëzit i përdorin ato po vazhdojnë të jenë të dallueshme, pavarësisht mundimeve të shumta të inxhinierëve të Facebook.

Nëse Facebook dëshiron të jetë shtëpia për të gjitha bashkëveprimet sociale në web, atëherë duhet të ketë një platformë Twitter, apo së paku të ketë një partneritet të thellë.

Nëse Google dëshiron të jetë në gjendje të qëndrojë para në lojën e kërkimit dhe të mbaj epitetin e saj si organizues i informatave të botës, atëherë duhet që shumë shpejtë të fut në pronësi ato informata që po qarkullojnë.

Por pse të shitet Twitter, në veçanti tani, gjersa vlera e saj, ndikimi dhe popullariteti po rriten me hapa të jashtëzakonshëm?

Analistët besojnë se dy tipe të uebit po krijohen gjatë këtyre momenteve – informacioni i uebit që po udhëhiqet nga Google dhe uebi social që po udhëheqjet nga Facebook. Twitter në mënyrë që të përshpejtojë vërtetë ndikimin e saj, përtej të qenit të falshëm, duhet të dominojë tërësisht këto dy ambiente në të dy aspektet për tu futur në përdorim të gjerë.

Gjithashtu ka një përfitim financiar nëse mendohet kjo. Sipas Wall Street Journal, fazat e hershme të bisedimeve me Google dhe Facebook e kanë vlerësuar Twitter me 10 miliard dollarë. Pavarësisht protestimeve të ekzekutivëve të tanishëm Dick Costolo, Williams dhe Stone, që Twitter nuk është në shitje, një kthim i tillë në të hyra mund të jetë i vështirë për tu injoruar nga investitorët dhe themeluesit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>