Lajmet

Pse ju thonë gjithmonë të prisni 10 sekonda para se ta rindizni router-in

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Pse ju thonë gjithmonë të prisni 10 sekonda para se ta rindizni router-in

Të gjithë e kemi mësuar përmendesh rregullin numër një kur nuk na punon interneti: hiqeni router-in nga priza, prisni 10 sekonda dhe rindizeni sërish.

Shpeshherë kjo e rregullon problemin. Por përse duhen pikërisht 10 sekonda?

Mesa duket, gjithçka lidhet me kondensatorët. Një pjesë e madhe e pajisjeve teknologjike moderne përmbajnë kondensatorë. Imagjinojini si “kova energjie” apo bateri të vogla që mbushen kur ju i furnizoni me energji dhe në të kundërt, zbrazen.

10 sekonda është koha që i duhet pjesës më të madhe të kondensatorëve për t’u zbrazur mjaftueshëm në mënyrë që pajisja elektronike të mos punojë më. Kjo është arsyeja pse kur e hiqni PC-në nga priza, drita LED në bordin qendror fiket pas disa sekondash.

Sigurisht, ju mund të prisni edhe më pak, megjithatë 10 sekonda është koha më e shkurtër që duhet për t’u siguruar se gjithçka është zbrazur në kondensator.

Pra, me pak fjalë, gjithçka lidhet me kondensatorin. Nuk ka ndonjë marifet të fshehur pse duhet të prisni patjetër 10 sekonda. (PCWorld Albanian)

ku xlarge

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>