Harduer

Pse Mozilla synon të shesë smartfonin e saj me çmimin prej 25 $

Jun 15 2014
0 Shpërndarje
Pse Mozilla synon të shesë smartfonin e saj me çmimin prej 25 $

SPAIN-TECHNOLOGY-MOBILE-WORLD-CONGRESS-ERICSSONMozilla planifikon të lëshojë një smartfon që kushton 25 dollarë në fund të këtij viti, raportoi Wall Street Journal gjatë kësaj jave. Smartfon që kushton 25 dollarë? Mund të tingëllojë si gjë e “çmendur”, apo jo. Mozilla njihet më së miri për shfletuesin e vet për desktop Firefox. Por kjo kompani ka edhe një sistem operativ mobil, Firefox OS, që ka marrë pak vëmendje.

Problemi i madh nga Mozilla që t’i bëjë njerëzit ta përdorin Firefox OS-in është që nëse jeni një përdorues i Android-it ose iOS-it që iu pëlqen hardueri në të cilin ndodhen këto sisteme, pse do të donit të kalonit tek një sistem i ri operativ i cili është jo edhe aq i njohur dhe vetëm pak zhvillues janë duke zhvilluar softuerë për të? Me siguri që nuk do të fillonit që ta përdorni atë. Dhe sfiduesit e Firefox OS-it tashmë e kryesojnë tregun ekzistues të smartfonëve – në mbarë botën, gjatë çerekut të fundit të vitit 2013, Android kishte 78% të përdoruesve të smartfonëve, iOS kishte 18 për qind, kurse telefonët së bashku me sistemet e tyre përkatëse si BlackBerry e Windows Phone kishin pjesën e mbetur të tregut.

Kështu që nëse njerëzit që tashmë kanë një smartfon nuk duan të kalojnë në sistemin Firefox OS, si do të mund të vepronte Mozilla për ta rritur përdorimin e sistemit të vet operativ? Shumë thjesht: merr posedues të rinj të cilët nuk kanë përdorur smartfon deri tani.

Smartfoni prej 25 dollarësh nga Mozilla – që vjen me sistemin Firefox OS – do të shitet në tregjet në rritje si Indi, Indonezi, raporton Journal. Telefonët e vjetër ende i dominojnë tregjet në këto shtete sepse ato janë pajisje shumë të lira në këto shtete ku disa dollarë mund të paraqesin dallimin mes varfërisë dhe gjendjes së qëndrueshme ekonomike. Përpjekja e Mozilla-s është kjo: Sjellja e çmimeve të smartfonëve në tregjet në rritje në vlerën prej 25 dollarësh, ku ata mund të garojnë në çmim me telefonët jo-smartfonë dhe njerëzit do të mund ta përballojnë financiarisht një telefon të tillë. Dhe kur ta bëjnë këtë gjë, një grup i njerëzve papritmas është duke përdorur sistemin Firefox, duke e bërë atë përfundimisht si një garues të duhur në betejat e sistemeve operative mobile.

Edhe nëse Mozilla pëson humbje në harduer, ajo përfundimisht do të sjell përfitime nga softueri, që është një model i përdorur nga Kindle i Amazon-it dhe shumica e konsollave të lojërave. Dhe ka arsye të mira që të provohet kjo gjë nga Mozilla: Nëse del me sukses, ajo ka potencialin e ndezjes së një vale të re të ndërmarrësisë së softuerëve në tregjet në rritje, ku një numër i vogël i zhvilluesve kryesisht përqendrohen në aplikacione të teknologjisë së nivelit të ulët të bazuar në SMS dhe WAPP, dy teknologji këto që konsiderohen si të vjetruara, sidomos në shtetet e zhvilluara si SHBA, por ato përdoren ende në shumë shtete të tjera.

Sidoqoftë, ajo që do të mund të pengonte planet e Mozilla-s është jashtë domenit: infrastruktura. Që smartfonët të mund të bëjnë gjëra që i bëjnë vetëm smartfonët, ata kanë nevojë për lidhje të të dhënave mobile. India dhe Indonezia kanë qenë duke bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturat

e brezit mobil të tyre përkatës – dhe është një kërkesë e madhe për të në të dy shtetet –por që të dy shtetet duhet të bëjnë shumë gjëra të tjera derisa shkalla e depërtimit të arrijë nivele të kënaqshme.

Nëse ka kërkesë nga konsumatorët për smartfonin prej 25 dollarësh të Mozilla-s në ndonjërën nga këto shtete (apo diku tjetër), kjo do të mund të bindte ligjvënësit dhe udhëheqësit e shërbimeve të telekomunikimit që të ndërtojnë më tepër kulla celulare, të përdorin kabllo optikë dhe të bëjnë investime të tjera kapitale në rrjetet e tyre. Por për momentin, infrastruktura mbetet lidhja e dobët në misionin e Mozilla-s për të sunduar në tregjet në zhvillim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>