Analiza

Pse na duhen tabletat Windows 8?

Sep 12 2011
0 Shpërndarje
Pse na duhen tabletat Windows 8?

Çështjet që mund të adresojë një tablet që ka Windows 8 mund të adresohen si probleme me trajtimin dhe përshtatshmërinë e aplikacionit – dy gjëra që mbesin problematike për Android dhe iOS.

Kërkimi i skedarëve

iPad 2 dhe tableti që kanë Android Honeycomb punojnë shumë ndryshe nga njëri-tjetri: Apple ka “murosur” kopështin e vet për të kufizuar qasjen, ndërsa Google është më i hapur, por i shkatërruar nga mospërputhjet, ku një tablet mbështet lloje të caktuar të skedarëve dhe tjetri jo dhe nuk është e qartë për një përdorues për këtë mospërputhje.

(Përgjigja, thjesht, është që disa ndërtues të tabletëve shtojnë mbështetje sipas qejfit të vet mbështetje për lloje të caktuar të skedarëve).

Së paku, Android ofron një sistem të skedarëve ku përdoruesit mund të kenë qasje – edhe nëse është një rrëmujë me strukturën e ndonjë skedari dhe kërkon softuer të palës së tretë për të siguruar qasjen në të. Google pranon që kurrë nuk ka dashur që sistemi i skedarëve në Android të ketë qasje dhe të përdoret si Windows Explorer, por realiteti është që ndërtuesi i tabletit dhe zhvilluesit e aplikacioneve për menaxhim të skeadrëve janë duke u përballur me faktin që kjo veçori ekziston në Android. Nuk është askund në iOS; ju duhet të mbështeteni në një zhvillues për të ofruar përkrahje për opsionin “Open in” për iOS, diçka e cila është implementuar në mënyrën jo të duhur.

Bëhet fjalë për skedarët…  dhe për aplikacionet

Në realitet, për shumicën prej nesh, një kompjuter që ka Windwos është pjesë e jetës. Dhe nëse bëhet fjalë për përzgjedhje të llaptopit ose desktopit dhe një pajisje iOS ose një pajisje Android, dikush mund të shohë lloje të ndryshme dhe mospërshtatshmëri.

Përshtatshmëria e apliakcioneve shkon në dy mënra. Le ta shohim: i tërë zhvillimi i softuerëve të rinj është bërë për pajisjet për celularë. Dhe ndoshta mund të keni dashur që një aplikacion të cilin e përdorni në celular ta përdorin edhe në llaptop apo kompjuter. Dhe ndoshta do të mund të manipuloni ose të shkëmbeni të dhëna në celularë me desktop (dhe ta bëni në një rrugë që nuk mbështetet në cloud).

Gjithashtu, aplikacionet në kompjuterët personalë do të mund të përfitonin duke qenë në një tablet, por tani nuk funksionojnë. Këto aplikacione janë të dizajnuara për të funksionuar në sistem krejt tjetër operativ.

Përjashtim bëjnë tabletët si Stylistic Q550 nga Fujitsu. Ky tablet që ka Windows 7 doli gjatë kësaj vere me një qëllim të qartë në tregjet vertikale dhe për përdorim në ndërmarrje. Pse? Sepse tregjet e këtilla tashmë kanë aplikacione të dizajnuara për përdorim në llaptop që mund të përkthehen lehtësisht në një tablet – por këto tregje kanë nevojë për stabilitetin dhe përshtatshmërinë që tashmë Windows 7 e ofron.

Është bërë gati një dekadë që kur Microsoft ka dhënë idenë për një “PC tablet” të përgjithshëm dhe ndërmarrja gati është në maje të paraqitjes së një ndërfaqeje të këndshme – një e tillë nuk mund të paraqitet derisa të mos dalë Windows 8.

Përfitimet nga unifikimi

Korporata e IT-së nuk është vendi i vetëm që do të përfitonte nga një tablet që ka Windows, por përfitime do të kishin edhe konsumatorët.

Me Windows 8 adhe një sistem të miroptimizuar, platforma Windows – së bashku me aplikacionet që do të zhvillohen për të – ka një potencial për të konkuruar me sistemet operative për celularë, që edhe do të bashkojë aplikacionet që të funksionojnë në pajisje të ndryshme. Në atë pikë, nuk ka më pyetje nëse një aplikacion do të punojë në sistemin operativ, por në vend të kësaj pyetjeje do të kemi pyetjen se a do të funksionojë çdogjë nga një çip ARM në një procesor dy bërthamor.  Veçoritë e harduerëve do të luajnë rol dhe zhvilluesit duhet ta kenë parasysh ndërtimin e një ure elegante që lidh kërkesat e ndryshme të harduerëve, po në një botë ideale, potenciali për bashkim është i madh.

Për momentin, as Apple nuk ka një unifikim; aplikacionet e veta shumë të suksesshme për iOS funksionojnë vetëm në pajisjet iOS, duke i lënë në baltë përdoruesit e Mac OS X.

Mendojeni për një moment famën që do të mund ta arrinte Mac nëse do të mbështeste softuerët e shumtë që funksionojnë në iOS. Tani barteni atë mundësi teorike në ekosistemin tablet-llaptop-PC të Windowsit. Kjo gjë nuk mund të jetë aq e largët sa edhe tingëllon. Le të shpresojmë që Microsoft dhe zhvilluesit e aplikacioneve për Windows do të marrin përparësinë e plotë të këtij potenciali dhe të gjejnë rrugë për ta vënë këtë në funksion./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>