Analiza

Pse një kompjuter desktop vlen më tepër sesa një laptop

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
Pse një kompjuter desktop vlen më tepër sesa një laptop

Para disa vitesh shitjet e laptopëve shënuan një rritje të konsiderueshme duke kaluar edhe ato të kompjuterëve desktop, ndërkohë kohët e fundit është vënë re se tabletët dhe smartfonët zotërojnë një pjesë më të madhe të tregut krahasuar me laptopët.

Është e qartë se tendenca është drejt kompjuterëve portabël të vegjël dhe më të lehtë. Megjithatë ekzistojnë disa arsye të vlefshme që argumentojnë pse duhet të vazhdojmë të blejmë kompjuterë desktop.

Në radhë të parë vlen të përmendet raporti çmim/performancë. Sado të paguash për një kompjuter të tillë qoftë 300 apo 3000 $ është e sigurt që do të dispononi një pajisje shumë më të fuqishme sesa çmimi i përcaktuar për të.

Opsionet e përditësimit dhe përmirësimit të sistemit janë më të shpeshta për një desktop. Te kompjuterët është e mundur të shtosh shumë më tepër RAM krahasuar me laptopët. Gjithashtu vlen të përmendet lehtësia e ndërrimit të çdo pjese përfshirë këtu CPU-në apo kartën grafike.

Të hapësh një kompjuter desktop për t’a riparuar është shumë e lehtë, mund ta bëjë kushdo ndërsa për të hapur një laptop është shumë më e vështirë dhe duhen mjete specifike.

Përmasat e kompjuterëve janë vërtet të përshtatshme për në shtëpi ose zyra pasi ekrani është më i madh po kështu dhe tastiera që do të thotë se mund të punosh më rehat. Si përfundim në qoftë se të qenurit portabël nuk është një kusht i domosdoshëm për ju ia vlen më tepër të blihet një kompjuter desktop. (PCWorld Albanian)

pc--

Tags >

laptoppc
Lajmet e fundit>