Biznes

Pse Nokia zgjodhi Bullgarinë për monitorim të punëve në Ballkan

Nov 1 2009
0 Shpërndarje
Pse Nokia zgjodhi Bullgarinë për monitorim të punëve në Ballkan

Sigurisht ju kujtohet lajmi kur ju njoftuam se Nokia pati zgjedhur Bullgarinë për të përcjellë punët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi, Serbi dhe Bullgari. Dhe sigurisht ju ka shkuar në mendje pyetja pse nuk është zgjedhur ndonjë vend tjetër por Bullgaria.

E mu kjo pyetje na ka shkuar në mendje edhe neve. Dhe si rrjedhojë e kësaj ne kontaktuam me zyrën e informimit të kompanisë Nokia.

Barbara Furchtegott, Corporate Communications Manager për Nokia Alps & Evropë Jug lindore deklaroi për PC World Albanian: “Pasi që Nokia veçse ka pasur një staf dhe një zyre qe disa vite me radhë në Bullgari, ne kemi vendosur që të kontrollojmë operimet tona në Maqedoni, Serbi, Shqipëri, Mal të zi dhe Kosovë, prej kësaj qendre”.

Kjo përgjigje na mjaftoi të kuptojmë se Nokia nuk ka dashur të mundohet për të shqyrtuar ndonjë shtet tjetër në Ballkan, për shkak se zyrat dhe stafi veçse ishte i përgatitur, vetëm ka munguar zyrtarizimi i tij, gjë që eventualisht edhe ka ndodhur.

Lajmet e fundit>