Analiza

Pse nuk mund të përdorim shenja pikësimi në emrat e skedarëve

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Pse nuk mund të përdorim shenja pikësimi në emrat e skedarëve

Në fakt, problemi nuk është edhe aq serioz sa mund të mendojnë disa njerëz. Nga 32 shenjat e pikësimit që gjenden në tastierën tuaj, vetëm nëntë nuk mund të përdoren në emrin e skedarëve. Ato janë:

(\), (/), (:), (*), (?), (), (<), (>), (|)

Nga ana tjetër, nëse përdorni Microsoft Word, mund të mendoni se të gjitha shenjat e pikësimit janë të bllokuara. Pse? Sepse, kur ruani një skedar të ri në Word, programi shfaq kutinë dialoguese Save As dhe vendos automatikisht tekstin hyrës të dokumentit si një emër skedari të mundshëm.

Por, Word-i e ndërpret këtë tekst në shenjën e parë të pikësimit që has. Me fjalë të tjera, nëse dokumenti juaj fillon me titullin Pilgrim’s Progress, atëhere Word-i ju sugjeron ta ruani skedarin me emrin Pilgrim.

Gjithsesi, nuk jeni të detyruar ta pranoni këtë. Mund ta zgjidhni ta shkruani apo ta ngjisni (paste) emrin e plotë, së bashku me apostrofin. Megjithatë, ndër karakteret e përmendura më lart nuk keni asnjë zgjidhje alternative. Pse?

Windows-i, ashtu si edhe DOS-i më parë, përdornin këto lloj simbolesh për të realizuar kërkime, për të dhënë instruksione me komanda të shkruara si dhe i përdornin ato në linqet e vendndodhjes së skedarëve. Për shembull, simboli \ mund të përdoret në aksesimin e një skedari në një vend të caktuar në kompjuter: D:\Lincoln\Documents\Dropbox\1211\November Answer Line.docx.

Nëse do ta ruanim skedarin tonë me emrin November\Answer:Line.docx, atëherë Windows-i nuk do të ishte në gjendje ta kuptonte nëse “November” është një folder apo nëse është pjesë e emrit të skedarit. Për të shmangur këto konfuzione, sistemi operativ nuk e lejon fraksionin e kundërt në emrat e skedarëve.

Megjithatë, Windows nuk është edhe aq strikt në këtë aspekt. Për shembull, edhe pse një pikë (.) ndan emrin e skedarit nga formati i tij, ajo vetë si simbol nuk përjashtohet nga lista e karaktereve të lejuara në emrin e skedarëve. Nga ana tjetër, ky fakt është shfrytëzuar nga zhvilluesit e maluerëve.

Në muajin shtator, u përhap Trojani me emrin Troj/Backdr-HG, me ndihmën e një skedari të quajtur Microsoft-Services-Agreement.pdf.exe. Pikërisht kjo i ngatërronte përdoruesit, të cilët në pamje të parë mendonin se po hapnin një skedar PDF, por ndërkohë ishin duke ekzekutuar një virus. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>