Analiza

Pse Vala dhe IPKO nuk mund të ofrojnë shërbime cilësore të “3G-së” dhe “4G-së”?

Apr 16 2015
0 Shpërndarje
Pse Vala dhe IPKO nuk mund të ofrojnë shërbime cilësore të “3G-së” dhe “4G-së”?

validationandintegration

Shërbimi 4G LTE nuk mund të ofrohet nga asnjë operator mobil në Kosovë. Ky ishte lajmi që bëië bujë para pak ditësh duke hedhur poshtë çdo pretendim që shikojnë qytetarët kosovarë në lidhje me internetin 4G. Madje ARKEP shkon më larg duke thënë se edhe 3G nuk ofrohet në cilësinë e duhur dhe kjo ndodh si shkak i mungesës të spektrave të frekuencave.

Në fund të 2013-tës, në televizorët dhe rrjetet sociale shpërtheu vrulli i interntit 3G dhe 4G në Kosovë. Madje operatorët filluan të reklamonin shtrirjen e rrjetit të tyre 3G dh 4G përgjatë Kosovës. IPKO ishte ndër të parët që akoma pa shtrirë rrjetin 3G filloi të reklamonte 4G. Në fakt mungesa e brezit të frekuencave nuk është për faj të IPKO-s e as operatorit tjetër Vala.

Kosova Press raportoi e para kur gjatë një interviste me kryetarin e bordit të ARKEP, ky i fundi ishte shprehur se nevojiten frekuencat dhe më pas duhet pjesëmarrja në tender për të fituar këto frekuenca ku fillimisht ishte menduar një çmim marramendës prej 75 milion Eurosh ndërsa tani flitet pë 16 milion Euro.

Pavarsisht mungesës së brezit frekuencor posaçërisht për rrjetet 3G dhe 4G, operatorët po ofrojnë këto shërbime në brezat 900 dhe 1800 Mhz, frekuenca të cilat janë të pafuqishme të ofrojnë një shërbim cilësor me atë spektër të limituar në përdorim. Ekrem Hoxha u shpreh se nuk mund të themi që kemi të bëjmë me një mashtrim ndërsa Vala dhe IPKO reklamojnë 3G-në dhe 4G-në, sepse ky shërbim ofrohet realisht por jo me cilësinë e duhur. Me fjalë të tjera 3G-ja dhe 4G-ja shfaqen në celularin tuaj por me një shpejtësi degraduese të internetit.

From_2G_to_4G_gfx-05

Teknikisht ne u themi që është e pamundur për të ofruar një shërbim cilësor 3G aq më pak 4G me spektin e limituar që është në dispozicion. Pse? Sepse spektri i frekuencave 900/1800 Mhz gjerësisht por përdoret për të ofruar shërbimin e telefonisë së lëvizshme në nivel bazik duke ofruar akses në internet përmes rrjetit EDGE me një shpejtësi deri në 256 kbps. Dhe nëse një operator dëshiron të ofrojë shërbim sa më të shpejtë dhe cilësor si në rastin e 3G dhe 4G i duhet më shumë spektër frekuencash dhe për këtë operatorët duhet të paguajnë një çmim minimal prej 16 milion Eurosh.

Me atë spektër frekuencash që zotërojnë operatorët një 3G cilësore në frekuencat 900/1800 është e pamundur ku në Shqipëri ky shërbim i cili ofrohet nga operatorët në frekuencat 2100 Mhz me spektrin e nevojshëm arrin shpejtësi maksimale deri në 8-10 mbps. Si mund të ofrohet një 3G me shpejtësi 8 Mbps mbi një rrjet me një spektër të limituar në brezin 1800 Mhz? Për këtë shefi i bordit të ARKEP tha se shërbimi ekziston por me një cilësi të dobët. Fillimisht Kosova duhet të përgatisë bazën ligjore të duhur për të liruar frekuencat 2100 Mhz posaçërisht 3G dhe 2600 Mhz për 4G dhe pastaj të pretendohet për ofrimin e këtyre shërbimeve. Pse themi posaçërisht? Kjo do i jepte më shumë hapërisë 3G-së dhe 4G-së për cilësinë e duhur. Operatorët e Bashkimit Europian por bashkojnë disa spektra së bashku deri në 40 Mhz për të ofruar një shërbim 4G cilësor për abonentët dhe në Kosovë me një spektër të limituar frekuencash në një brez të ulët si 1800 Mhz po pretendohet të ofrohen po kaq shërbime cilësore. Nëse 4G do të thotë të mjaftoheni me logon 4G në ekranin e celularit tuaj, atëherë gjykoni ju! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>