Lajmet

Pse Vivaldi po rezulton një shfletues konkurrues në treg?

Mar 9 2015
0 Shpërndarje
Pse Vivaldi po rezulton një shfletues konkurrues në treg?

6_browsers_circle

Ish ekzekutivi i shfltuesit Opera, Jon Von Tetzchner lançoi versionin e parë të shfletuesit Vivaldi në muajin Janar. Tanimë në paraqitjen e tij të dytë e cila solli një sërë karakteristikash të reja, ky shfletues po cilësohet si një konkurent i fortë përballë Chrome, Firefox, Safari dhe Internet Explorer dhe sidomos Opera. Vivaldi përfaqëson përpjekjet ambicioze të Opera për përdoruesit potencialë të saj.

Paraqitja e parë prezantoi karakteristika si komandat e shpejta, vendosjen e shënimeve etj, por në të mungonte funksionaliteti Bookmars. Por tani që ky opsion është shtuar në paraqitjen e dytë së bashku me një sërë specifikash të reja, Vivaldi pa dyshim që ja vlen të cilësohet si një shfletues i denjë. Ndër të tjera tanimë ky shfletues ofron edhe një panel te detajuar gjatë ngarkimit të imazheve, një funksionalitet tepër i dobishëm kur përdoruesi nuk ka një lidhje të mirë interneti. Nëqoftëse ju jeni duke kërkuar për diçka në ueb, shfletuesi Vivaldi do t’ju paraqesë sugjerimet e tij. Kjo funksionon më së miri në faqet si Google, Hacker News madje dhe TechCrunch. Një karakteristikë e re inovatore është navigimi hapsinor i cili është shumë i dobishëm për një përdorues i cili nuk përdor mausin. Në vend të mausit mund të përdoret tastiera për të naviguar.

Deri më tani asnjë nga shfletuesit si Opera apo Maxthon, Firefox nuk ka mundur të zëvëndësojë Google Chrome por mendohet se Vivaldi ka potencialin e duhur për ta bërë këtë. Skuadra që fshihet pas këtij shfletuesi ka ide të mira dhe aftësitë e duhura teknike për të sjellë opsione të reja të nevojshme për përdoruesin. (PC World Albanian)

Tags >

vivaldi
Lajmet e fundit>