Intervista

Pse Windows e hoqi butonin Start

Jun 29 2012
0 Shpërndarje
Pse Windows e hoqi butonin Start

Microsoft ka thënë se e ka hequr butonin Start nga desktopi tradicional pasi njerëzit nuk e përdornin më. Mungesa e butonit start tek Windows 8 ka qenë një nga elementet më përçarëss në ndërfaqen e saj. Sipas spekulimeve të njerezve, butoni Start është hequr për të familjarizuar përdoruesit me ekranin Metro Start, që është elementi themelor në Windows 8. Gjithsesi, një shef ekzekutiv i Microsoft, tha se butoni Start kishte dalë jashtë përdorimit nga njerëzit që nga koha e Windows 7.

“E pamë prirjen që ndodhi me Windows 7” tha Chaitanya Sareen, manaxher i programeve kryesore të Microsoft. “Kur ne evoluam brezin e fundëm në Windows 7, vumë re se njerëzit nuk e përdornin më butonin start, por ata i vendosnin programet në taskbar, me anë të opsionit pin. Ne thjesht po themi që butoni start nuk ka më përdorimin që ka pasur dikur, e çfarë mund të bëhet për këtë? Duhet evoluar në një fuqi të re.”

Saren gjithashtu tha se njerëzit po marrin përparësi nga shkurtesat e tastierës. “Shtypni butonin Windows 1, dhe do të keni të hapur direkt IE. Një mënyrë që është shumë e shpejtë.”

Metro për Desktop

Sareen gjithashtu ishte i prerë për sa i përket spekulimeve se ndërfaqja Metro ishte më e përshatatshme për pajisjet touchscreen. Prezantimet e kaluara treguan se dy demostrues kishin vështirësi ta përdornin Metro në laptop trackpad. Gjithsesi Sareen insistoi se drajverët touchpad ishin ende në fazën fillestare, dhe ishin në ndërtim e sipër.

Ai gjithashtu tha se ndërfaqja Metro punon shumë mirë me maus dhe tastierë. Mund të hapen shumë lehtë programe thjeshtë duke filluar të shkruhet emri i secilit që duam të hapim në Metro. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>