Analiza

Pse zyrtarët e Microsoft-it nuk folën për lojërat për PC në ngjarjen E3

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
Pse zyrtarët e Microsoft-it nuk folën për lojërat për PC në ngjarjen E3

2566028-microsofthqPhil Spencer nga Microsoft, i cili drejton sektorin e lojërave për këtë kompani, ka shpjeguar se përse përpjekjet e Windows-it nuk u treguan në konferencën për shtyp të Microsoft-it gjatë ngjarjes E3 këtë javë. “E3 është një shfaqje e shitjeve me pakicë,” tregoi Spencer për Polygon. “Është një shfaqje e shitjeve me pakicë, është një shfaqje e konsollave, kështu që nuk dukej si vendi i duhur për neve të flisnim për Windows-in. Por Windows-i dhe loja në Windows janë vendimtar për suksesin e Microsoft-it.”

Cila ngjarje mund të jetë e duhura që Microsoft të flas më tepër rreth lojërave për PC? “Mirë, ata i mbajnë këto ngjarje madhore të kampionateve botërore dhe ata i mbushin arenat,” tha Spencer. “Unë mendoj që atje do të mund të ishte hapësira.” Nuk është e qartë edhe aq se kujt i referohet Spencer, por Kampionati Botëror në League of Legends vitin e kaluar në Staples Center në Los Anxhelos pati mijëra njerëz të pranishëm dhe miliona të tjerë e ndoqën këtë turne online.

Më herët gjatë këtij muaji, Spencer tha që Microsoft duhet të bëjë më tepër në hapësirën e lojërave për PC, duke shpjeguar që pjesë e punës së tij si Drejtues i Xbox-it është të “sillet prapa vëmendja e lojërave për Windows”. Ndonëse Microsoft mund të ketë plane më të gjera për luajtjen në PC, Spencer e bëri të qartë që platforma Windows tashmë është një destinacion i duhur për luajtjen në kompjuter.

“Unë mendoj që në shumë mënyra do të mund të thoshim që luajtja në Windows asnjëherë nuk ka qenë më e shëndetshme në atë franshizat më të mëdha, League of Legends, World of Tanks, këto gjëra zvogëlojnë shumë të asaj që ne jemi duke bërë në këtë hapësirë të konsollave sa i përket përdoruesve dhe monetizimit,” tha ai. “Ato të gjitha janë në PC.” Më herët gjatë këtij viti, Microsoft paraqiti Direct X12, që është versioni më i fundit i API-ve të grafikës që premton përmirësime madhore për zhvilluesit në Xbox One dhe PC. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>