Biznes

Pse e bleu Intel kompaninë e sigurisë McAfee?

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
Pse e bleu Intel kompaninë e sigurisë McAfee?

Në shtator të vitit 1998, gazetari veteran i teknologjisë Mike Magee pati thënë se vendim i Intel për të inkorporuar primitive harduerike në çipat e ardhshëm ishte bërë vetëm disa muaj pasi kompani ka shitur biznesin e saj të sigurisë tek Symantec.

“Primitive të këtilla jo vetëm që do të ofronin numra të rëndomtë por gjithashtu do të inkorporonin veçori tjera të sigurisë, duke përfshirë enkriptim dhe 10 primitive tjera” shkroi Magie tek Register. “Kjo nxit pyetjen pse Intel ka shitur softuerin e saj anti-virus tek Symantec”.

Megjithëse pyetja e Magee mbeti e papërgjigjur pas gati 12 viteve, duket se Intel edhe një herë ka ndryshuar strategjinë e saj të sigurisë duke sjellë softuer më afër silikonit – rrjedhimisht duke kërkuar një përforcim në sferën mobile.

Në fakt, sipas zëdhënëses së Intel, Syzu Ramirez, duke kombinuar softuerin e McAfee-së me harduer do të mundësohet që kompania të dizajnoj pajisje wireless më të sigurta. “Ne shohim këtë mundësi, për të sjellë më afër softuerin tek silikoni dhe që rrjedhimisht do të fuqizojë më shumë sigurinë e Intel për të luftuar me më shumë efikasitet kërcënimet në rritje e sipër që po shohim sot dhe në të ardhmen” shpjegoi ajo.

Në anën tjetër, analisti i industrisë Rob Enderle tha për TG Daily se blerja e McAfee nga ana e Intel vërteton se gjiganti i çipave e ka “seriozisht” punën e tregjeve mobile dhe të ngulitura. “Intel planifikon të ofrojë zgjidhje të përbashkëta që përfshijnë siguri për t’iu adresuar këtij kërcënimi në rritje” tha Enderle. “Kjo është mënyra sesi arriti në këtë pikë kompania në fjalë, me siguri të ngulitur në zgjidhje. Ky kombinim do të mund t’iu ofronte atyre avancim të dukshëm ndaj të tjerëve, përkatësisht të tjerëve me më pak alternativa të sigurisë”.

Ai theksoi se vendimi i Intel për të blerë kompaninë për një çmim më të lartë sesa vlera e saj në treg, ishte pak a shumë procedurë standarde./pcworld.al

Lajmet e fundit>