Analiza

Psikologët gjejnë lojën më të frikshme për Xbox

Sep 10 2011
0 Shpërndarje
Psikologët gjejnë lojën më të frikshme për Xbox

Video lojërat dhe psikologjia kanë qenë temë diskutimi e shumë studimeve të ndryshme. Ndoshta në disa raste edhe është tepruar. Por zakonisht qëllimi qëndron në të kuptuarit e asaj nëse lojërat e dhunshme në ndonjë aspekt bëjnë një person më të dhunshëm. Nuk ka ndonjë gjë argëtuese këtu,.

Vertical Slice ka vendosur që do të ishte më intriguese për shkencën të kuptojë sesa të “frikshme” janë lojërat krahasuar me njëra tjetrën. Studimi i limituar u fokusua vetëm në titujt për Xbox 60, ndoshta për shkak se kjo është konzolat më e njohur me tituj më të frikshëm në treg. Sigurisht PS3 ka tituj si Resistance dhe Killzone, por Xbox 60 është shumë më shumë e konsideruar si një platformë shooter me një shkallë më të lartë të koncentrimit të projekteve me vlerësimin M.

Studimi ka përfshirë gjashtë subjekte që janë përgatitur dhe monitoruar gjersa kanë luajtur një përzgjedhje të titujve të etiketuar si titujt më të frikshëm për Xbox. Këto të dhëna, në kombinim me një databazë të të dhënave komplekse psikologjike prej më shumë se 500 subjekteve tjera, i kanë mundësuar Vertical Slice që të shoh reagimin e secilit person prej loje në lojë.

Në mesin e gjërave të matura gjatë studimit kanë qenë edhe temperatura, rrahjet e zemrës dhe sasia e djersitjes. Titujt e përshirë në testim  kanë qenë Alan Wake, Resident Evil 5, Dead Space 2 dhe Condemned. E fituesi definitiv: Dead Space 2.

Shfrytëzimi i skenave dramatike në lojë, sulmet befasuese të monstrumëve, dhe mentaliteti vrit-apo-do-të-vritesh ishin të dukshme dhe më efektive në këtë titull sesa në cilindo tjetër titull. Pra keni parasysh që kur të ftoni miqtë tuaj për të bërë qejf, në vend se të ofroni të luani Dead Space 2, ju mund tu thoni: “provoni lojën e vërtetuar si më të frikshme për Xbox”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>