Vëzhgim

PSN i Sony ndalet gjatë të hënës për 13 orë

Apr 16 2012
0 Shpërndarje
PSN i Sony ndalet gjatë të hënës për 13 orë

Sony gjatë të dielës tha që PSN do të jetë i ndalur për mbrojtjen e zakonshme të paraparë që të fillojë nga ora 6.00 paradite (Koha e Paqësorit)/9:00 paradite (Koha e Lindore), duke zgjatur kështu 13 orë. Rrjeti duhet të rikthehet në orën 7:00 pasdite (Koha e Paqësorit)/ 10:00 pasdite (Koha Lindore), tha Sony.

Sipas ndërmarrjes Sony, kjo nënkupton që përdoruesit nuk do të jenë në gjendje që të qasen në dyqanin PlayStation Store,në PlayStation Home, në menaxhimin e llogarisë ose të luajnë online. Sony tha që do të paraqesë një lajmërim në llogarinë e vet në Twitter duke iu treguar përdoruesve se kur rikthehet rrjeti PSN sërish online.

Sony e bëri lajmërimin gjatë të dielës përgjatë një postimi në blog. Ndërmarrja tregoi gjithashtu që uebfaeqt e mundësuara nga PSN nuk do të jenë të gatshme për përdorim për përdoruesit, duke përfshirë faqen PlayStation.com që shërbeu për postim të postimit në blog. Është interesant të thuhet që Sony iu referua “PlayStation Network”, kur në shkurt tha që do të riemërojë llogaritë e PSN si llogaritë e Sony Entertainment Network./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>