Lajmet

PSU-të 80 Plus Platinum me efiçencë 90%

Dec 10 2009
0 Shpërndarje
PSU-të 80 Plus Platinum me efiçencë 90%

Nuk kemi arritur ende të heqim qafe përdorimin e naftës apo centraleve bërthamore, por duhet të pranojmë që sot jetojmë në një botë energjetikisht pak më të ndërgjegjshme se më parë, dhe një ndër gjërat që kemi mësuar më mirë është se për të ndotur sa më pak, duhet të konsumojmë më pak, në mënyrë më efikase. Kështu sot përdorim shpesh llampa ekonomike për të kursyer deri në 80 përqind dhe për të njejtën arsye, disa vite më parë u ndërmor dhe inisiativa 80 Plus, për të etiketuar blloqe ushqimi (SPU) me efiçencë mbi 80 përqind në të tria ngarkesat karakteristike; 20, 50 dhe 100 përqind të ngarkesës maksimale.

Shumë prodhues dhe konsumatorë filluan që atëherë të pranojnë dhe të kërkojnë standartin në fjalë, për të kursyer energji dhe para, por shtysa më e madhe u dha nga EPA (Environmental Protection Agency) në Sh.B.A, e cila kërkoi plotësimin e këtij standarti për etiketimin energy Star që prej vitit 2007.

Tashmë një nivel i ri Platinum po shtohet në PSU-të ekonomike. Fillimisht standarti i ri do të aplikohet vetëm në PSU’të me tension të brendshëm 220-240V (pra jo ato të sistemit amerikan apo britanik). Qe të jetë një 80 Plus Platinum, një PSU e tillë duhet të ketë efiçenca prej të paktën 90, 94 dhe 91 përqind në tri nivelet e shfrytëzimit: 20, 50 dhe 100 përqind të sajë.

HP do të jetë kompania e parë që to ti përfshijë ato në zgjidhjet e sajë të biznesit, kryesisht si një mënyrë për të përmirësuar efektivitetin energjetik të serverave, por oferta drejt konsumatorit të thjeshtë apo të apasionuarve nuk do të vonohen të hyjnë në treg. Vetëm diçka nuk kuptohet për momentin: me të gjitha pikat e efiçencës në, apo mbi 90 përqind, nuk ishte më logjike ta quanin 90 Plus?!

Lajmet e fundit>