Biznes

Psystar dorëzohet para Apple

Dec 2 2009
0 Shpërndarje
Psystar dorëzohet para Apple

Paqja mes këtyre dy kompanive është negociuar me muaj të tërë pas betejave intensive juridike, që e la Psystar të përgjakur dhe të bankrotuar.

Vendimi i Psystar për dorëzim në luftën që nuk mund të fitohej ishte padyshim i nxitur nga një vendim i fundit i gjykatës që determinoi se prodhuesi i kloneve ka shkelur “të drejtat ekskluzive” të Apple, për të krijuar derivate të Mac OS X, përmes  zëvendësimit të skedarëve origjinal me softuer të paautorizuar.

Duke përcjellë vendimin, Apple ka kërkuar nga Gjykata Veriore e Qarkut në Kaliforni për të vendosur një vendim gjyqësor permanent kundër Psystar. Kjo kompani gjithashtu kërkoi që prodhuesi i kloneve të kompensojë dëmet e shkaktuara, si dhe të paguaj tarifat për gjykatë dhe kostot shtesë.

Psystar siç duket është pajtuar të paguaj 2.7 milion dollarë dëme, në momenti kur të gjitha ankesat u plasuan. Sipas MacNN, Psystar do të mund të jetë në gjendje të vazhdojë shitjen e PC-ve, edhe pse Mac OS X nuk do të jetë në gjendje të ofrohet së bashku me linjën e produkteve të saja.

Lajmet e fundit>