Biznes

PTK dhe Alcatel-Lucent përforcojnë më tej bashkëpunimin e tyre në Kosovë

Apr 8 2010
0 Shpërndarje
PTK dhe Alcatel-Lucent përforcojnë më tej bashkëpunimin e tyre në Kosovë

Sfera e veprimtarisë së marrëveshjes mbulon mirëmbajtjen e rrjetit GSM dhe fiks të PTK-së, duke përfshirë edhe përmirësimet e rrjetit fiks, si dhe produktet dhe  shërbimet e reja të telefonisë mobile.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Alcatel-Lucent do të sigurojë përmirësimet për infrastrukturën ekzistuese të rrjetit mobil dhe fiks të PTK-së duke dërguar një tipar të ri të Rrjetit Inteligjent, sistemin e ri të postës me zë si dhe mundësitë për të ofruar konsumatorëve të telefonisë fikse IPTV shërbimet, që do t’i mundësojë PTK-së ofrimin e shërbimeve e reja dhe më të avancuara si mesazhet instante, shërbimet shtesë të sekretarisë telefonike dhe mbulimin më të mirë duke përmirësuar pajisjet ekzistuese dhe zgjerimin e kapacitetit të abonentëve me një nivel më të lartë të cilësisë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje PTK-ja është duke demonstruar angazhimin e saj për klientët e saj dhe për rritjen e shërbimeve kualitative me përmirësimin e mbulimit dhe cilësisë së shërbimeve ekzistuese, ndërsa në të njëjtën kohë duke siguruar zhvillimin dhe vendosjen e shpejtë të shërbimeve dhe zgjidhjeve të reja të orientuara kah konsumatori.

“PTK-ja ka mbajtur gjithmonë premtimin e saj për konsumatorët e saj dhe kjo marrëveshje me Alcatel-Lucent iu garanton konsumatorëve tanë të telefonisë fikse dhe mobile një rrjet të cilësisë së lartë për afat të gjatë,” tha Dr Shyqyri Haxha, KE i PTK-së. “Kjo marrëveshje përmbush kërkesat tona dhe tani ne do të jemi në gjendje që t’i përhapim shërbimet dhe produktet e reja për të zhvilluar aktivitetin tonë me shpejtësi më të madhe, me fleksibilitet dhe kostot e sinergjisë më shpejtë se më parë.”

“Partneriteti ynë afatgjatë me PTK-në ishte bazë për të punuar së bashku në mënyrë që të arrihet zgjidhja më e mirë për forcimin e bashkëpunimit tonë dhe zhvillimin e mëtejshëm të përvojës sonë të përbashkët.” tha Raoul Ros, Shefi i Alcatel-Lucent në Evropën Juglindore. “PTK-ja do të vazhdojë të jetë një nga partnerët dhe ofruesit kryesor të shërbimeve në gjithë botën i cili mbështetet në Alcatel-Lucent për shërbimet cilësore dhe teknologjitë më të avancuara.”

Kosova ka nevojë për partneritete, ka vlerësuar ambasadori francez në Kosovë, Jean – Francois Fitou, sipas të cilit partneriteti mes Alcatelit dhe PTK-së, është një partneritet që një kohë të gjatë i cili është realizuar në kohët e vështira kur kompanitë tjera s’kanë qenë të gatshme t’i fillojnë operimet në Kosovë.

“Kompania nga Franca ka ardhur në Kosovë dhe ka ndërtuar rrjetin e telefonisë mobile në kohët më të vështira në vitin 1999. Në atë kohë, jo shumë kompani ishin të gatshme të vijnë në Kosovë. Marrëveshja e sotme dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të kësaj kompanie për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e të ardhmes së saj të ndritshme”, ka thënë Ambasadori i Francës në Kosovë, duke shpresuar se edhe kompani të tjera do të ndjekin këtë shembull dhe të vijnë e të investojnë në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Lekë Musa vlerësoi se kontratat me kompanitë e huaja dhe investimet e vazhdueshme në PTK ndikojnë shumë në rritjen e vlerës së kompanisë.

Lajmet e fundit>