Lajmet

PTK inicon padi ndaj TEB Bankës

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
PTK inicon padi ndaj TEB Bankës

Kjo edhe për faktin tjetër se 311 punëtorë të PTK-së me këtë rast u janë ekspozuar rrezikut nga publikimi i të dhënave të tyre bankare nga punëtorja e kësaj banke, e cila në bazë të një konfirmimi nga vetë TEB Banka është Ilirjana Krasniqi e bija e ish-drejtorit financiar të PTK, Isak Krasniqi.
 
PTK si rrjedhojë e këtij ekspozimi të 311 punëtorëve në krye me Kryshefin Ekzekutiv të PTK Dr. Shyqyri Haxha, ka nisur procedurat e brendshme hetimore për ta kuptuar se kush po nxjerr dokumente konfidenciale të korporatës në publik dhe pas bashkëpunimit me zyrtarë të TEB Bankës ka dalë se të dhenat janë publikuar nga punëtorja e kësaj banke.
 
“Për shkak të ekspozimit të rrezikut për humbje financiare, respektivisht vjedhje eventuale për shkak të publikimit të informatave dhe të dhënave që lidhen me të dhëna konfidenciale mbi mjetet financiare, të ardhurat personale dhe sekrete tjera financiare të 311 punëtorëve dhe njëkohësisht publikimi i të dhënave financiare të kompanisë më profitabile në vend, ku kryhen me mijëra transaksione financiare të PTK Sh, a – përbën mes të tjerash një shqetësim dhe nxitje për mbrojtjen nga ekpozimet e tilla publike, respektivisht ndjekjen e të gjithë rrugëve ligjore dhe mjeteve juridike për rastin konkret dhe atyre që eventualisht mund të pasojnë”, ka deklaruar Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Komunikim në PTK gjatë një konference me gazetarë.
 
Nga ana e tij, Muhamet Xhemajli nga Departamenti i Hetimeve në PTK, i cili ka marrë pjesë në takimin e vetëm që është organizuar mes PTK-së dhe TEB Bankës për sqarimin e këtij rasti, ka thënë se pas marrjese se informacionit mbi publikimin e listës së pagave në media, Departamenti i Hetimeve së bashku me Departamentin e  IT-së në kuadër të PTK-së ka vazhduar me hulumtime rreth rastit të publikimit të të dhënave në media.
 
“Mua personalisht më është konfirmuar me telefon nga ana e z.Bashkim Zeqiri me titull Copliance Manager në TEB Bankë, i cili ka pranuar se punëtorja pranë TEB Bankës, emrin e të cilës nuk e ka potencuar, por ka përmendur se është e bija e z. Isak Krasniqit, i cili ishte drejtor pranë Departamentit të Financave në PTK Sh.a, ka shpërndarë në publik listën e pagave të punëtorëve të PTK-së, gjithashtu unë kam kërkuar që z. Bashkim Zeqiri të më dërgoj raport me shkrim në lidhje me hapat që të njejtit kanë ndërrmarrë. I njëjti më ka thënë se ai është larguar nga procesi nga ana e drejtorit gjeneral të TEB Bankës dhe se nuk ka mundësi të bëjë asgjë në atë drejtim dhe i njëjti ka potencuar se drejtori gjeneral i TEB është duke u marrë me të njëjtën çështje”, ka përfunduar Xhemajli.

Lajmet e fundit>