Biznes

PTK-ja prezantohet para investitorëve

Mar 24 2010
0 Shpërndarje
PTK-ja prezantohet para investitorëve

Kryeministri Hashim Thaçi tha se qeveria ka vendosur t’i hapë rrugë përfshirjes dhe pjesëmarrjes së sektorit privat në kompanitë publike, me qëllim të rritjes së performansës së tyre, që reflektohet edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm. Kryeministri Thaçi pohoi se me futjen e kapitalit privat në PTK, qeveria synon që ajo të mbajë pozitën e fuqishme që e ka në treg, ta vazhdojë modernizimin e saj dhe të ofrojë shërbime të reja.

“Pjesëmarrja juaj në numër kaq të lartë, sot është treguesi më i miri i interesimit tuaj të madh për investime dhe afarizëm në Postën dhe Telekomin e Kosovës. Jam thellësisht i bindur se kjo konferencë do t’ju ndihmoj juve të nderuar investitorë për t’i kuptuar edhe më për së afërmi mundësitë që ofron tregu kosovar i telekomunikimit”, ka deklaruar ai.

Qeveria e Kosovës si aksionar i vetëm i ndërmarrjeve publike në Kosovë sipas kryeministrit ka vendosur që t’i hap rrugë  përfshirjes dhe pjesëmarrjes së sektorit privat në kompanitë publike, duke qenë të bindur se kjo i shërben zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

“Këtë po e bëjmë po ashtu me qëllim të hapjes së një perspektive më të gjerë për zhvillim ekonomik të vendit dhe përmirësim të performancës operuese së këtyre kompanive publike. Posta dhe Telekomi i Kosovës është kompani mjaft profitabile dhe tërheqëse për investitorë duke ofruar një varg shërbimesh dhe produktesh për një klientelë të gjerë”, ka theksuar Thaçi.

Ai është shprehur i bindur që pjesëmarrja e sektorit privat në PTK është e domosdoshme për rritjen e mëtutjeshme të profitabilitetit të saj dhe ofrimin e shërbimeve më të mira, kualitative, dhe të lira për qytetarët e Kosovës.

Për më tepër, me futjen e kapitalit privat në PTK qeveria sipas tij synon që kjo kompani të vazhdojë ta mbajë pozitën e fuqishme që e ka aktualisht në treg, ta vazhdojë modernizimin e saj si në zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit ashtu edhe në futjen e shërbimeve të reja.

“Shteti i Kosovës dëshiron që të konsultohet me investuesit potencial, partnerët privat si dhe miqtë e Kosovës – partnerët tanë strategjikë dhe donatorët gjatë të gjithë procesit në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira duke siguruar kështu një proces tërësisht transparent dhe të hapur. Ne jemi të sigurt se nga ky proces do të dalin të fituar të gjithë, Qeveria e Republikës së Kosovës si aksionare e vetme e kompanive publike në Kosovë dhe investitorët potencial privat, të cilët do të fusin kapitalin e tyre në këtë kompani. Por, jemi thellësisht të bindur se nga ky proces më së shumti do të fitojnë pronarët e vërtetë të pasurisë publike të Kosovës – qytetarët e Kosovës”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Kosova ka potenciale të mëdha, ndërsa Qeveri e Republikës së Kosovës sipas tij garanton se do të ofroj një proces plotësisht transparent dhe në pajtueshmëri me standardet më të larta ndërkombëtare për transaksione të tilla.

“Të jeni të bindur se çdo investim i juaji do të jetë i mbrojtur me ligjet e Kosovës, të cilat bazohen plotësisht në kornizën legjislative të Bashkimit Evropian, para së gjithash dhe mbi të gjitha u siguroj se i gjithë procesi i pjesëmarrjes së sektorit privat në PTK-ë do të jetë fer, transparent dhe i hapur”, ka pohuar ai.

Edhe Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit Fatmir Limaj  është shprehur i bindur se në një të ardhme të afërt do të jetë krenarë për faktin që gjeneratat e ardhshme kosovare do të kenë mundësi të lëvizin nëpër rrugët moderne të Kosovës, të fluturojnë në një ambient të sigurt nga një aeroport modern, të kenë shërbime të sofistikuara dhe universale telekomunikuese, dhe, mbi të gjitha, do të kenë një cilësi të lartë të jetesës në atdheun e tyre.

“Shërbimet kualitative dhe universale të telekomunikacionit janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për secilin vend të botës. Zhvillimi i këtyre shërbimeve është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Në rastin e shtetit tonë, Kosovës, këtyre konstatimeve duhet t’i shtojmë edhe një fakt që dëshmon rëndësinë e zhvillimit dhe shfrytëzimit të këtyre shërbimeve. Faktin që ne kemi një popullsi jashtëzakonisht të re me një prirje të shquar dhe të veçantë për përdorimin e teknologjive të reja dhe një potencial të lartë për pranimin e tyre”, ka thënë Limaj.
 
PTK sipas tij është mjaft profitabile, ka të instaluar teknologji të nivelit të lartë për shërbimet e telefonisë fikse dhe asaj mobile, si dhe ka një aset shumë të çmuar – një staf shumë profesional të përbërë nga inxhinierë, menaxherë dhe profesionalistë të tjerë që operojnë me teknologjinë e përsosur të telekomunikimeve.

Konferenca_per_PTK_440801947.jpg

Operatori publik i telefonisë mobile Vala mbulon me rrjet mbi 97.2% të territorit të Kosovës dhe ka pjesëmarrje në treg me rreth 70% të tregut të telefonisë mobile në Kosovë ose rreth 1milion konsumatorë.  Kur kësaj i shtohet edhe niveli i ulët i penetrimit të telefonisë në popullsinë e Kosovës, me rreth 70% deri nga fundi i vitit të kaluar, arrijmë në përfundimin se tregu i Kosovës është mjaft atraktiv për zgjerimin e biznesit të telefonisë mobile.

Gjithashtu, potencial të madh ka edhe në ofrimin e shërbimeve të telefonisë fikse. Niveli i penetrimit për shërbimet e telefonisë fikse në Kosovë është rreth 5%, ndërsa pjesëmarrja e PTK-së në treg është rreth 91% .

Sa i përket shërbimeve të internetit, në Kosovë ekzistojnë 10 operatorë që ofrojnë këto shërbime, ndërsa PTK ka një nivel të kënaqshëm të pjesëmarrjes në treg, kryesisht nëpërmjet teknologjisë ADSL. Edhe sa i përket internetit niveli i penetrimit nuk e kalon 6% për popullsinë e Kosovës, gjë që po ashtu flet për një mundësi të madhe potenciale në këtë drejtim.

Kompanitë e telekomunikimeve kudo në botë funksionojnë në mënyrë më efikase dhe më efektive kur udhëhiqen nga investitorë privat. Këtë e dëshmon edhe fakti se mbi 95% e të hyrave në nivel global për këtë sektor vijnë nga kompanitë e privatizuara të telekomunikacionit. Sot, pothuajse të gjitha vendet e rajonit e kanë futur kapitalin privat në kompanitë e tyre publike të telekomunikacionit.

Limaj ka thënë se Kosova si një shtet i ri, sot më shumë se kurdoherë ka nevojë për investime të shumta që mundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, krijimin e infrastrukturës moderne, duke gjeneruar hapje të vendeve të punës dhe duke hapur horizontin e perspektivës evropiane. Prandaj sipas tij është shumë logjike se Kosovës i duhen fonde të mjaftueshme për të investuar në plotësimin e këtyr

e nevojave të domosdoshme të kohës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, pohoi se qeveria ka krijuar infrastrukturë ligjore të domosdoshme dhe ka ndikuar në përmirësimin e klimës së përgjithshme të investimeve.

“Rritja e investimeve e huaja është një nga strategjitë për ta përmirësuar ekonominë e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë kontribut të rëndësishëm në ofrimin e garancive të domosdoshme për investitorët në çështje të sigurisë, çështje politike, legjislacion ekonomik etj.”, tha Zharku.

Ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, tha se gjatë takimit të mbrëmshëm kanë shpalosur para investitorëve mundësitë që ofron Kosova për të investuar në sektorë të ndryshëm, veçmas në PTK. Sipas tij, në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të rreth 11 kompanive të ndryshme nga vende të ndryshme.

Edhe përfaqësuesit e zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore në Prishtinë ofruan mbështetje për privatizimin e kësaj kompanie, duke theksuar se nga shitja e saj do të përfitojë shteti, ndërsa kompania do të lirohet nga influenca politike.

Edhe pse e karakterit informues, konferenca u karakterizua me një pjesëmarrje të gjerë të investitorëve potencial në këtë fushë që ës

htë një tregues i mirë për atraktivitetin e kësaj kompanie. Në konferencë shfaqën interesimin e tyre kompanitë e mëposhtme:

  • Axos Capital (me kapital amerikano – gjerman),
  • Bedminster Capital (me kapital amerikan),
  • Cable & Wireles  (me kapital nga Anglia dhe Monako),
  • Goldmark Telecommunications, LTD (me kapital anglez),
  • HT-Hrvatske telekomunikacije d.d. (me kapital kroato – gjerman),
  • Magyar Telekom (me kapital hungaro – gjerman),
  • Mobicom Austira (me kapital austriak),
  • Orascom – (me kapital egjiptian),
  • Turk Cell – (me kapital turk),
  • Calik Holding/ Eagle mobile  – (me kapital turk)

Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon të gjitha këto kompani dhe pjesëmarrësit në këtë konferencë për angazhimin  e tyre për investime në Kosovë.

Në ditët dhe muajit e ardhshëm Qeveria e Republikës së Kosovës, bashkë me Këshilltarin e Transaksionit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të ndërmerr masa dhe hapa konkrete për kryerjen me sukses të këtij projekti. Qeveria e Kosovës, do ta vazhdoj këtë projekt me përkushtimin e plotë, si edhe deri tani, për transparencë dhe informim të publikut në lidhje me zhvillimet në këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Lajmet e fundit>