Lajmet

PTK me ofertë speciale për 100 vjetorin e shtetit shqiptar

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
PTK me ofertë speciale për 100 vjetorin e shtetit shqiptar

Për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë edhe PTK-ja do të lançojë oferta dhe produkte të reja.

Duke filluar nga data 26 nëntor e deri me 1 dhjetor të këtij viti të gjitha thirrjet nga VALA në Shqipëri drejt operatorit Plus në Shqipëri dhe realizimi dhe pranimi i thirrjeve do të kenë çmim special.

Të gjitha thirrjet e bëra do të kushtojnë njëjtë sikurse thirrjet lokale Vala-Vala, pra vetëm 9 cent për minutë. Ndërkohë për të përfituar nga kjo ofertë konsumatorët duhet të përzgjedhin operatorin Plus gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Gjithashtu VALA për të gjithë konsumatorët e saj do të shpërndajë 10 mijë SIM Kartela speciale që do të jenë falas për nder të 100 vjetorit të Shqipërisë nëpër të gjitha pikat shitëse në tërë territorin e Kosovës.

Po ashtu edhe Telekomi i Kosovës do të lançojë një ofertë tjetër befasuese me rastin e kësaj feste të madhe kombëtare si një dhuratë për të gjithë konsumatorët e vet. Nga data 26 nëntor e deri me 1 dhjetor, konsumatorët e Telekomit për thirrjet që i bëjnë nga Republika e Kosovës drejt Republikës së Shqipërisë, në telefoninë fikse dhe mobile, do të tarifohen sikurse për thirrjet brenda Kosovës.

Me këto dy oferta speciale, PTK feston së bashku me konsumatorët e saj festën më të madhe të popullit shqiptar dhe në të njëjtën kohë u mundëson të gjithë konsumatorëve në të dy anët e kufirit për të festuar dhe komunikuar me çmime më të lira. (PCWorld Albanian)

Tags >

ptkvala
Lajmet e fundit>