Lajmet

PTK ndan 45 milionë euro dividendë për vitin 2012

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
PTK ndan 45 milionë euro dividendë për vitin 2012

Me 10 milionë euro dividendë, të paguar të mërkurën për Qeverinë e Republikës së Kosovës, PTK arrin shumën e përgjithshme prej 45 milionë euro dividendë të ndara vetëm gjatë vitit 2012.

Bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve, PTK ka transferuar këto mjete për buxhetin e Kosovës në përputhje të plotë me objektivat strategjike dhe financiare.

“Me këtë gjenerim të qëndrueshëm të fitimit neto gjatë këtij viti, PTK ka një qëllim të vetëm që të përmirësojë edhe më shumë ritmet e rritjes dhe zhvillimit, në mënyrë që të ketë bilanc sa më pozitiv financiar edhe në vitin e ardhshëm, duke synuar kështu përmbushjen e objektivave të planifikuara sipas planit të biznesit dhe duke mbetur gjithnjë më afër konsumatorëve të saj”, ka pohuar Ejup Qerimi, Drejtori Ekzekutiv i PTK-së.

Ai ka thënë po ashtu se realizimi i planit të biznesit dhe ndarja e dividendës prej 45 milionë euro për këtë vit për Qeverinë e Kosovës, përbën një sukses të madh në planin strategjik e financiar për kompaninë.

Përgjithësisht ky vit për PTK është karakterizuar me një ritëm të kënaqshëm të performancës financiare.

Këto rezultate financiare të PTK-së, tregojnë se PTK jo vetëm që është kontribuuesi më i madh tatimor dhe financiar për buxhetin e vendit, por në të njëjtën kohë është në rrugën e duhur për të qenë edhe në të ardhmen e sukseshme.

ptk

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>