Lajmet

PTK ndanë 30 mijë euro për banorët e përmbytur në Shqipëri

Dec 27 2010
0 Shpërndarje
PTK ndanë 30 mijë euro për banorët e përmbytur në Shqipëri

PTK ka ofruar këtë ndihmë për banorët e përmbytur në Shqipëri, të cilët prej shumë javësh vazhdojnë të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, për shkak të përmbytjeve dhe gjendjes së tyre të rëndë sociale, ndërkohë që kjo ndihmë vjen pas ndihmës së Qeverisë së Kosovës për banorët që kanë pësuar nga vala e rëndë e përmbytjeve në Shkodër me rrethinë.

Kjo nuk është ndihma e parë financiare që PTK ka ndarë për banorët e veriut të Shqipërisë, për faktin se edhe në janarin e këtij viti kjo kompani ka ndarë një shumë prej 10 mijë euro për familjet më të prekura të këtyre zonave.

“PTK, respektivisht Bordi i Drejtorëve e ka ndier të nevojshme që në saje të angazhimit të vet të jetë e pranishme në përpjekjen për t’i ndihmuar njerëzit e zonave të përmbytura në Shqipëri për përballimin e gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, dr. Shyqyri Haxha.

PTK ka ndërmarrë aktivitete të shumta të natyrës sociale duke ndihmuar dhe asistuar financiarisht në ndihmën prej 30 mijë euro për banorët e përmbytur në Shqipëri, ndërkaq ka asistuar në vendbanime të shumta në Kosovë në ndërtimin e shtëpive shtesë për kategoritë e rrezikuara sociale, përkrahjen e aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive, artistike, shëndetësore etj.

Lajmet e fundit>