Lajmet

PTK nderohet me mirënjohje nga Oda Ekonomike e Kosovës

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
PTK nderohet me mirënjohje nga Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës me rastin e 50 vjetorit të themelimit të saj ka nderuar PTK-në me mirënjohje si anëtarin e saj me kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e saj dhe proceseve ekonomike në vend.

Kjo nuk është hera e parë që PTK-ja nderohet me mirënjohje, duke ditur faktin se kjo kompani është vlerësuar si kompania më e suksesshme në vend dhe kontribuesi më i madh në buxhetin e Kosovës nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

PTK-ja vazhdon të mbetet numër një sa i përket kryerjes së obligimeve ndaj shtetit si tatimpaguesi më i madh në Kosovë duke derdhur në buxhetin e vendit me qindra milion euro në emër të taksave, tatimeve dhe devidendës.

Përveç kësaj, PTK ka bërë më shumë se çdo institucion tjetër në fushën e zhvillimit ekonomik, punësimit, mbështetjes dhe ndihmës së familjeve, rasteve sociale, veteranëve, artistëve dhe sportistëve duke përkrahur financiarisht përpjekjet dhe aktivitetet e tyre.

PTK gjithashtu ka qenë dhe mbetet një faktor tepër i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, rritjes ekonomike, përmirësimit të kushteve të jetesës për shumë familje dhe kontribuesi më i madh për buxhetin e Kosovës. (PCWorld Albanian)

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>