Biznes

PTK ndihmon procesin zgjedhor

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
PTK ndihmon procesin zgjedhor

Marrëveshja ka për qëllim lehtësimin e komunikimit të KQZ, në procesin e zgjedhjeve lokale që mbahen më 15 Nëntor.

Me këtë rast, PTK ofron shërbimin “SMS asistencë”, gjë që do të bëj të mundur raportimin e rezultateve nga Qendrat Zgjedhore nga anekënd Kosova.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që PTK është pjesë e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Kosovën. Duke ju përgëzuar për punën tuaj dhe për sukseset në të ardhmen, ju siguroj se KQZ ka përkrahjen e plotë të PTK-së”, është shprehur KE i PTK, Dr. Shyqyri Haxha.

Përmes këtij shërbimi, për herë të parë në Ballkan, KQZ do të mund të dalë me rezultate preliminare, vetëm dy orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Të gjitha Qendrat e Votimeve anekënd vendit, përmes SMS-ëve do të mund të kumtojnë numrin e votuesve që kanë dalë në votim dhe rezultat e tyre preliminare.

“Gjithashtu, përmes shërbimit të SMS, ne do të dimë që në orët e para të mëngjesit, se sa vendvotime janë hapur. Në ora 10 dhe në ora 14 do të dalim mbajmë konferencë për shtyp për të kumtuar numrin e votuesve që kanë dalë në zgjedhje në tërë vendin. E tërë kjo falën ndihmës tuaj ”, ka deklaruar KE i Sekretariatit të KQZ, z. Xhemail Peçani.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, PTK ka ofruar edhe 100 SIM kartela 045 për punonjësit e KQZ.

Lajmet e fundit>