Lajmet

PTK nënshkruan zyrtarisht kontratën për implementimin e teknologjisë 4G (LTE)

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
PTK nënshkruan zyrtarisht kontratën për implementimin e teknologjisë 4G (LTE)

main_1404394736_4G_banerPosta dhe Telekomi i Kosovës ka nënshkruar sot zyrtarisht kontratën për implementimin e teknologjisë 4G (LTE), me dy kompani prestigjioze ndërkombëtare, konkretisht Alcatel Lucent dhe Nokia Solutions Networks. Me implementimin e kësaj teknologjie, do të avancohen shërbimet e komunikimit të të dhënave, duke plotësuar kërkesat e konsumatorëve për internet më të shpejtë, shikimin e videove dhe muzikës në pajisjet e tyre mobile dhe shumë avancime të tjera. Teknologjia 4G (LTE) do tu  mundësojë konsumatorëve të Vala-s shpejtësi komunikimi të të dhënave deri në 100 Mbps, apo 5 herë më të madhe se shpejtësia aktuale në teknologjinë 3G dhe së paku 50 herë më të madhe se shpejtësia aktuale në teknologjinë EDGE/GPRS.

Sipas informacioneve zyrtare nga operatori Vala, implementimi do të nis menjëherë dhe shërbimet e teknologjisë 3G do të ofrohen për konsumatorët e Vala-s duke filluar nga muaji shtator dhe ato 4G LTE nga fundi i këtij viti; fillimisht në qendrat urbane për të vazhduar më tej me mbulimin e  85% të vendbanimeve të Kosovës deri në gjysmën e pare të vitit 2015. “Investimet e tilla si ky sot do të rrisin edhe më shumë interesimin e konsumatorëve për shërbimet tona. Ky është moment historik për zhvillimin e operatorit mobil VALA, pasiqë do të jemi ndër operatorët e parë në rajon që po sjellim shërbimin 4G për gjithë konsumatorët”, – thuhet në deklaratën zyrtare të Vala-s lidhur me nënshkrimin e kontratës për implementimin e teknologjisë 4G (LTE)

“Orientimi strategjik i kompanisë me biznes planin aktual është që nga një operator i fokusuar tek të hyrat nga zëri të kalojmë në një operator për ofrimin e shërbimeve për transferim të shpejt të të dhënave, këtë po fillojmë ta realizojmë sot”,- ka pohuar shefi ekzekutiv i PTK-së, Ejup Qerimi. Kompanitë nënshkruese të këtij projekti Alcatel Lucent/Cacttus dhe Nokia Solutions Networks, zotohen se implementimin e këtij projekti do ta bëjnë në kohë rekord dhe se nuk do të ketë asnjë vonesë, ndërsa me këtë projekt konsumatorëve të Vala-s do tu sjellin shërbime ultra-broadband. Ndërkohë disa ditë më parë në një prononcim për PCWorld Albanian, Menduh Abazi, zëdhënës i Post-Telekomit në Kosovë, pohoi se më në fund, PTK është pranë implementimit të rrjetit 3G në terren. (PCWorld Albanian)

Tags >

vala
Lajmet e fundit>