Lajmet

PTK ul çmimet e thirrjes nga Vala në IPKO

Apr 17 2009
0 Shpërndarje
PTK ul çmimet e thirrjes nga Vala në IPKO

Kjo marrëveshje e cila është iniciuar nga menaxmenti i PTK-së në krye me Kryeshefin ekzekutiv të PTK-së Prof.Dr. Shyqyri Haxha do të hyjë në fuqi nga data 1 Maj 2009.

Marrëveshja është bërë pa ndërmjetësimin e Autoritetetit Rregullativ të Telekomunikacionit – ART e cila që një kohë të gjatë nuk është duke funksionuar duke i sjellur probleme tregut të telefonisë mobile duke mos ndikuar në ndalimin e funksionimit ilegal të operatorëve mobil të shteteve fqinje.

Deri më tash çmimi për thirrjet nga Vala në IPKO ka qenë 28 cent për minutë, derisa thirrjet nga operatori IPKO në Vala kushtojnë 15 cent për minutë.

 

Lexoni komunikatën e plotë të PTK sh.a këtu.

Lajmet e fundit>