Biznes

PTK – Vala partneri më i besueshëm i bizneseve kosovare

Nov 11 2009
0 Shpërndarje
PTK – Vala partneri më i besueshëm i bizneseve kosovare

Për këtë duket tashmë janë bindur rreth 1 milionë konsumatorë anë e mban vendit. Ndër ta, biznese të shumta, institucione të rëndësishme ekonomike e politike kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke përfituar nga ofertat shumë të volitshme që ofron operatori i vetëm publik mobil në Kosovë.

Mbi 140 është numri i kontratave të nënshkruara me PTK dhe institucionet vendore e ndërkombëtare, ndër to Kuvendi i Kosovës, zyra e presidentit dhe ajo e kryeministrit të Kosovës, Ambasadat e huaja në Kosovë, KFOR-i, EULEX-i, ICO, të gjitha bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve, KEK-u e shumë e shumë institucione të rëndësishme, biznese të mëdha e të mesme, tashmë kanë lidhur kontrata me operatorin Vala për të përfituar nga shërbimet kualitative që i ofron ky operator.

Ndër të fundit me të cilë PTK-Vala ka nënshkruar kontratë është edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, i cili sikurse edhe vet PTK është një ndër kompanitë më profitabile në vend.

“PTK – Vala është zgjidhja më e mirë për konsumatorët e telefonisë mobile dhe fikse në Kosovë. Me ofertën e shkëlqyeshme të komunikimit, kualitetin e lartë të shërbimeve, çmime shumë të volitshme dhe shtrirje të rrjetit në mbarë vendin, Vala mbetet padyshim operatori i vetëm dhe më i çmuari në Kosovë. Kjo dëshmohet edhe me numrin dhe rëndësinë e klientëve tanë, të cilat çdo ditë janë në kërkim të shërbimeve tona”, është shprehur Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Prof. Dr. Shyqyri Haxha.

Vala, me thirrjet CUG për pakot e biznesit ofron thirrje falas për të gjitha komunikimet brenda grupit.

Ajo i dedikohet kategorive të ndryshme të biznesit, duke u ofruar atyre shërbimin e thirrjeve brenda të njëjtit grup, gratis apo me një tarifë të ulët, me ç`rast u mundësohet që të punësuarit e asaj kompanie/organizate të bëjnë thirrje zyrtare, e të cilat mund lehtë të identifikohen dhe dallohen nga ato jashtë grupit.

Me këtë ofertë Vala është tepër konkurrente dhe shumë atraktive për këtë kategori konsumatorësh.

Ju rikujtojmë pakot që ofron Vala janë: “Klubi S”, “Klubi M”, “Klubi L” dhe “Klubi XL”. Numri minimal i parapaguesëve variron nga 2-10 (për Klubin S), 11-30 (për Klubin M), 31-50 (për Klubin L) deri në më shumë se 50 (për Klubin XL).

Thuhet se menaxhmenti i PTK-së është i përkushtuar që Vala në vazhdimësi të dalë me oferta dhe produkte të reja, të cilat do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në Kosovë.

Dje ishte IPKO që deklaroi se janë më të mirët, sot është Vala ajo që pretendon të jetë më e mira. Çfarë mendoni ju? Kush është më i miri? Komentet janë të mirëseardhura.

Lajmet e fundit>