Analiza

PTK, kompania publike më e pakorruptuar

Dec 24 2010
0 Shpërndarje
PTK, kompania publike më e pakorruptuar

Kryshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha ka bërë të ditur se masat e ndërmarra, riorganizimi i kompanisë, luftimi i dukurive negative, lufta ndaj korrupsionit, disiplina në punë, kanë ndikuar dhe ndihmuar në ruajtjen dhe vlerën e PTK-së.

Posta dhe Telekomi i Kosovës prej ardhjes time ka shënuar pozitivisht një ndryshim evident. Të gjitha këto kanë ndikuar direkt në rritjen e vlerës së kompanisë, numrit të konsumatorëve si dhe në përmirësimin e dukshëm të imazhit të saj dhe kjo e arritur nuk është vlerësuar jo vetëm në raportin e fundit të UNDP-së, por edhe në disa raporte e sondazhe të organizatave dhe institucioneve të tjera”, ka pohuar dr. Shyqyri Haxha.

Ai ka pranuar faktin se kur ka marrë postin e numrit një të PTK-së para dy vitesh, perceptimi i opinionit të jashtëm për këtë kompani ka qenë tejet negativ, mirëpo me masat emergjente të ndërmarra në muajt në vazhdim dhe si rezultat i transparencës dhe menaxhimit efikas, PTK tashmë perceptohet krejt ndryshe.

Duhet përmendur faktin se në dy vitet e fundit, PTK ka pasur rritje të performancës financiare me ç’rast PTK për herë të parë ka marrë mendim të PA REZERVË nga auditori i pavarur për përgatitjen e pasqyrave financiare, që nënkupton të hyrat dhe të dalat financiare gjatë vitit 2009, ndërkohë që të njëjtin vlerësim pozitiv pritet ta marrë PTK edhe për vitin 2010.

PTK gjithashtu ka qenë dhe mbetet një faktor tepër i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, shtimit të numrit të punëtorëve, përmirësimit të kushteve të jetesës për shumë familje dhe kontribuesi më i madh për buxhetin e konsoliduar të Kosovës.

Lajmet e fundit>