Lajmet

PTK me ofertë speciale për festën e Vitit të Ri

Dec 29 2009
0 Shpërndarje
PTK me ofertë speciale për festën e Vitit të Ri

Gjithashtu gjatë ditëve festive, PTK do të aplikojë tarifën 0ff-peak që është 50 për qind më lirë se tarifa normale ditore. Kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët e VALA-s do të përfitojnë nga komunikimi prej vetëm 4 cent për minutë.

Për festat e fundvitit, kjo ofertë e operatorit Vala është ndër më atraktivet që operatori publik ka lansuar duke e bërë komunikimin mjetin më të kapshëm dhe më të lirë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Kjo ofertë e re e operatorit VALA, si dhe produktet dhe shërbimet e tjera që do të pasojnë gjatë vitit që vjen, janë edhe një dëshmi më shumë, e qëllimeve dhe sukseseve të mëdha të PTK-së. Kjo ofertë speciale, e lansuar për festat e fundvitit, tregon se përqendrimi im i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe dhe sa më cilësor”, ka thënë dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK sh.a., me rastin e lansimit të kësaj oferte speciale për Vitin e Ri

Gjithashtu, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, uron të gjithë konsumatorët e PTK-së, Vitin e Ri dhe i fton që edhe gjatë vitit 2010 t’i qëndrojnë besnik PTK-së, sepse gjatë vitit të ardhshëm do të ketë çmime atraktive dhe shumëllojshmëri produktesh të reja.

Kjo ofertë do të vlejë që nga dita e sotme e deri me 4 janar 2010.

Megjithëse Vala ka sjellë një dhuratë të mirë për kosnumatorët e saj me çmimet 1 cent per SMS, IPKO në anën tjetër ka bërë dhuratë edhe më atraktive duke ofruar çmime 1 cent edhe për SMS e edhe për thirrje.

Lajmet e fundit>