Lajmet

PTK në shitje!

Aug 6 2010
0 Shpërndarje
PTK në shitje!

“Komiteti Qeveritar i Privatizimit fton formalisht palët e interesuara, në veçanti operatorët e Telekomit dhe investitorët financiarë me eksperiencë në sektorin e telekomit, të dërgojnë kërkesat e tyre me shkrim në lidhje me kriteret dhe procedurat për parakualifikim për pjesëmarrje në tender”, thuhet më tej në këtë ftesë. Afati i fundit për dërgim të dokumenteve për parakualifikim është 13 shtatori i vitit 2010.

Por Gazeta Zëri në ueb faqen e saj raporton se ky lajm për shitjen e kësaj ndërmarrje publike ka bërë që të reagojë Sindikata e punëtorëve të PTK-së.

“Humbja e përkrahjes nga Kuvendit për shitjen e PTK-së është shprehur në seancën e Parlamentit, të mbajtur më 27.07.2010, në të cilën është konstatuar dhe marrë vendim me të cilin parlamentaret kanë miratuar në parim strategjinë për privatizim të PTK-së, mirëpo kjo strategji pas inkorporimit të vërejtjeve dhe sugjerimeve të paraqitura nga ana e parlamentarëve duhet të kthehet edhe një herë për shqyrtim para aprovimit nga ana e Kuvendit në seancat e radhës”, ka thënë Milazim Alshiqi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të PTK-së.

Sipas Zërit, ai ka thënë se seanca parlamentare dhe diskutimi rreth kësaj çështjeje është planifikuar për shtator të këtij viti. “Është e pakuptimtë dhe plotësisht e papranueshme se Qeveria e ka shpallur tenderin për shitje të PTK-se para mbajtjes të këtij takimi.”, ka thënë Alshiqi.

Sipas tij, kjo nguti me të cilën vepron Qeveria vërteton dyshimin se arsyet e paraqitura të Qeveris për shitje te PTK-se s`kanë asgjë te përbashkët me interesat e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Këshilltar ekskluziv të transaksionit për privatizimin e kësaj kompanie është përzgjedhur konzorciumi TelCo AG dhe Wolf Theiss Rechtsanëalte GmbH.

Lajmet e fundit>