Biznes

PTK përmbyll një vit të sukseshëm

Dec 29 2009
0 Shpërndarje
PTK përmbyll një vit të sukseshëm

Në mbledhjen e fundit, Bordi gjithashtu ka konkluduar se gjatë vitit që lamë pas, përkatësisht vitit 2009, janë tejkaluar të gjitha objektivat e parapara me biznes plan.

Në këto objektiva gjithsesi se përfshihen tejkalimi i biznes planit, arritja e mbi 1 milion konsumatorëve, realizimin e shumë projekteve kapitale.

Bordi konstaton se me këto të arritura është ngritur vlera e PTK-së, është përmirësuar edhe më tutje imazhi i kompanisë tek konsumatorët dhe tek të gjithë akterët e tjerë të jashtëm e të brendshëm.

Se puna e Bordit të Drejtorëve ka pasur sukses kjo është vërejtur edhe me rritjen e konsumatorëve prej 30 për qind dhe tejkalimin e biznes planit.
 
Për këto të arritura Bordi i Drejtorëve të PTK lavdëron punën e bërë nga menaxhmenti dhe falënderon gjithë konsumatorët.
 
Bordi i Drejtorëve i PTK edhe gjatë vitit 2010 do të punoj me një përkushtim të madh duke mbështetur dhe aprovuar të gjitha projektet madhore të PTK-së, të cilat do të vazhdojnë ta ngrisin edhe më shumë vlerën e saj.

Lajmet e fundit>