Biznes

PTK shënon rritje

Aug 27 2010
0 Shpërndarje
PTK shënon rritje

Të gjitha njësitë e biznesit të PTK-së, telefonia mobile Vala, ajo fikse Telekomi i Kosovës dhe Posta e Kosovës, kanë bërë që kjo kompani, përgjithësisht të ketë zhvillim pozitiv.

“Realizimi i planit të biznesit për periudhën gjashtëmujore për vitin 2010 është tejkaluar, sikurse edhe realizimi i projekteve të parapara ka ecur me ritmin e përcaktua. Rol të veçantë ka luajtur edhe  realizimi në inkasimin e borxheve, që d.m.th se PTK-së nuk iu janë krijuar borxhe të reja. Janë adaptuar strategji të caktuara, përmes të cilave nuk krijohen borxhe të reja, ndërkohë që janë inkasuar mbi 3 milionë euro nga borxhet e vjetra”, ka thënë Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së në prezantimin e bërë në një konferencë për media.

Operatori mobil Vala, tashmë numëron mbi 1.1 milionë konsumatorë dhe ka të instaluara 397 BTS (stacione bazë), anë e kënd Kosovës, gjë që shpjegon një mbulueshmëri maksimale prej 98.8 përqind të territorit të Kosovës, apo mbi 7 përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008.

“Operatori mobil Vala, gjatë viteve 2009 – 2010, ka lansuar një mori shërbimesh dhe produktesh për konsumatorët e saj, duke u bërë edhe më atraktive dhe e kapshme për të gjithë. Gjithashtu, Vala ka dalë me disa oferta të veçanta gjatë festave të ndryshme. Ndërkohë për konsumatorët nëpër enklava, operatori publik mobil ka ofruar SIM kartela falas”, ka vazhduar dr. Haxha.

Trende pozitive të rritjes, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2010 ka shënuar edhe njësia e Telekomit të Kosovës.

Në këtë fazë, ka patur një shtim të konsumatorëve prej 22 përqindësh për shërbimet e kombinuara, ndërkohë 118 përqind shtim për shërbimet e internetit.

“Telekomi i Kosovës, ka bërë edhe lansimin e produkteve të reja, të zërit dhe të kombinuara (zë – internet):  TiKon-i (interneti) nga 0.5 Mbps e deri 8 Mbps; TiKtel-i me gjashtë (6) Pako të reja; WiFi (Qasje ne internet pa tela). Ndërsa, për vititn 2010 është planifikuar që të instalohen foltoret publike multimediale dhe shërbimi IPTV”, ka spjeguar Kryeshefi Ekzekutiv gjatë prezantimit para mediave.

Posta e Kosovës, si njësi tjetër e PTK-së, poashtu mund të veçohet për arritjet positive që ka shënuar në këtë periudhë, sa I përket numrit të dërgesave postare, sikurse edhe përkushtimit të menaxhmetit që kjo njësi të zhvillohet përmes investimeve dhe përmirësimit të kushteve të punës.

Andaj, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, me plot të drejt mund të vlerësohet se asnjëherë deri më tani nuk ka qenë në gjendje më të mirë. Kjo dëshmohet falë punës dhe angazhimit maksimal të menaxhmentit të saj, nën udhëheqjen e Dr. Shyqyri Haxhës, dhe përkushtimit që të vazhdohet të punohet edhe më shumë, për rritjen e kapaciteteve, ofrimin e shërbimeve kualitative dhe kënaqshmërinë e konsumatorëve të saj.

Lajmet e fundit>