Lajmet

PTK “shkelë” privatësinë e konsumatorëve

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
PTK “shkelë” privatësinë e konsumatorëve

Për dërgimin e detajeve të thirrjeve tek kompanitë e huaja Postë-Telekomi i Kosovës nuk ka marrë leje nga prokuroria. Për këtë nuk e ka pyetur as monitoruesin e saj, Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit.

Sipas gazetës Koha Ditore edhe pse PTK-ja insiston që detajet e thirrjeve janë të koduara dhe si të tilla të palexueshme, ART-ja insiston që pavarësisht formës që kanë, për dhënien e tyre është e domosdoshme që të merret leje nga organet kompetente, gjë që PTK-ja nuk e ka bërë.

“Jo, deri më sot ART-ja nuk ka pranuar ndonjë kërkesë të kësaj natyre”, ka deklaruar Ruzhdi Jusufi, këshilltar ligjor në Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit.

Sipas zyrtarëve të ART-së, operatorët e telefonisë duhet të administrojnë dhe respektojnë me përpikëri kërkesat procedurale si të specifikuara në dispozitat e Ligjit të telekomunikacionit, Kodit të Procedurës Penale, neneve të licencave të lëshuara nga ART-ja, si edhe rregullores për mbrojtjen e konsumatorit dhe fshehtësisë së përdoruesve të shërbimeve telekomunikuese.

Për më shumë detaje lexoni artikullin e botuar në gazetën Koha Ditore me datën 22 gusht 2010.

Lajmet e fundit>