Biznes

PTK zgjon interesimin e pesë kompanive ndërkombëtare

Sep 27 2010
0 Shpërndarje
PTK zgjon interesimin e pesë kompanive ndërkombëtare

Kompanitë që kanë aplikuar janë, AlbTelecom, Shqipëri (Shumica e aksioneve janë në pronë të Calik Group dhe Turk Telekom), Hrvatski Telekom (HT), Kroaci ( Shumica e Aksioneve të HT janë në pronë të Deutsche Telekom), Orascom Telecom Holding , Egjipt, Telekom Austria AG, Austria, Sabafon, Jemen.

Kompanitë e listuara më lartë janë operatorë seriozë ndërkombëtarë të telekomit dhe me këtë konfirmohet edhe interesimi i madh për PTK.

Aplikacionet janë hapur të hënën 27 Shtator 2010, në prezencë të komisionit për hapje dhe përfaqësuesve të autorizuar të aplikuesve.

Qëllimi i para-kualifikimit është përzgjedhja e investitorëve që kanë kapacitetin e kërkuar ligjor, financiar dhe teknik për pjesëmarrje në tenderin dhe procedurat konkurruese të privatizimit të PTK-së.

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>