Harduer

Publikohen detaje të reja të kompjuterit Intel Euclid për robotët

Jan 22 2017
0 Shpërndarje
Kompjuteri Euclid i Intel, për robotë, operon me një bateri, ka një portë HDMI, kamera 3D RealSense, procesor Atom, dhe disa sensor wireless Publikohen detaje të reja të kompjuterit Intel Euclid për robotët

Intel po ia merr dorën zhvillimit të kompjuterëve të vegjël. Në fillim zhvilloi Compute Sticks (Shkopinj llogaritës) dhe pastaj Compute Cards, kompjuterë në formën e një karte krediti.

Por të gjithë këto kompjuterë nuk krahasonin me kompjuterin misterioz Euclid. Ai është një kompjuterë në madhësinë e një gishti që thuhet se është dizajnuar që të jetë truri dhe sytë e një roboti.

Dizajni e lejon atë që të instalohet në vendin ku do të vendoseshin sytë e robotit. Euclid ka një kamera 3D RealSense, duke e bërë atë një kompjuter të bashkuar me një Microsoft Kinect. Kjo kamerë do të shërbejë si sytë e robotit,  duke monitoruar ambientin dhe duke e ndihmuar robotin që të lëvizë. Gjithashtu, Euclid ka sensor pozicioni dhe lëvizjeje që e ndihmojnë të lëvizë përreth, brenda dhe në terren të jashtëm.

Intel e debutoi dhe e demonstroi kompjuterin Euclid në një robot që po lëvizte në skenë, gjatë fjalimit të CEO-së, Brian Krzanich, në Developer Forum në Gusht. Faqja e Euclid Developer Kit (Mjetet e zhvillimit për Euclid) është në ueb sajtin e Mouser Electronics. Intel nuk dha detaje për datën e shitjes apo për çmimin.

Sapo Euclid të vendoset në një robot, ai mund të operohet nga larg me anë të një pajisje mobile apo kompjuteri. Euclid ka lidhje me Wi-Fi dhe Bluetooth për të komunikuar me kompjuterin.  Procesori Atom mundëson fuqinë e nevojshme për të analizuar dhe procesuar imazhet e mbledhura nga kamera 3D.  Procesori do të drejtojë lëvizjet e Robotit dhe do ta ndihmojë të kryej detyrat.

ZR300 është një kamera 1080p së bashku me një kamera infrared me një projektor laser infrared. Funksionalitetet e kombinuara do ta ndihmojnë robotin që të ketë një vlerësim më të mirë të largësisë dhe lëvizjes.

Pajisja operon me një bateri dhe ka sensor ambienti prapa. Një nga sensorët është një barometër presioni. Plus kësaj ka një mikrofon dhe një altoparlant. Një portë HDMI dhe 3 porta USB 3.0.

Euclid mbështet Sistemin e bazuar në Linux, Ubuntu OS, dhe Sistemin e Operimit të Robotikës (ROS). Ai gjithashtu do të mbështesë Arduino, një paketë softueri zakonisht e përdorur nga programuesit për të krijuar elektronika të thjeshta. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>