Lajmet

Publikohen foto dhe video të iPhone 6

Sep 7 2014
0 Shpërndarje
Publikohen foto dhe video të iPhone 6

gsmarena_001Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga eventi për prezantimin e telefonit inteligjent iPhone që do të mbajë kompania Apple. Disa ditë para eventit në internet janë publikuar foto aktuale të iPhone 6. Disa foto të bëra së fundmi tregojnë të dy versionet e iPhone 6, atë me përmasa 4.7 inç dhe 5.5 inç.

Në fotot që janë bërë nga faqja kineze cnBeta, tregohet qartë iPhone 6. Ajo çka vihet re në foto është se të gjitha hipotezat dhe të dhënat mbi këtë telefon që janë publikuar muaj më parë kanë qenë të vërteta. Pjesa e përparme duket ngjashëm me iPhone 5S, por me disa detaje të ndryshme. Pjesa e mbrapme është metalike, e dekoruar me vijëza përreth kapakut së baterisë.

Kamera e telefonit ka një flash të dyfishtë LED, e cila do të shërbejë për ndriçimin e fotove. Pjesët anësore të telefonit janë të lakuar dhe butonat të cilat gjenden anash janë ndryshuar dhe ndodhen në të njëjtën lartësi me kasën e telefonit.

Pajisja e paraqitur në këtë foto është në ngjyrë argjendi, megjithatë Apple do të nxjerrë edhe variantet me ngjyrë gri dhe ari. Sistemi operativ i telefonit do të jetë iOS 8. Në internet gjithashtu është lëshuar edhe një video, të cilën ju mund ta shikoni këtu. (PCWorld Albanian)

gsmarena_003

Lajmet e fundit>